Search

Rizvanolli deklaron se do të kontraktohen investime në energji në vlerë 1.2 miliard euro

17 Nëntor, 2023


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se sa i përket kapaciteteve gjeneruese, gjatë viteve 2023-2025 do të kontraktohen investime në vlerë 1.2 miliard euro, me anë të të cilave do të ndërtohen 950 megavat kapacitete të reja energjetike, përfshirë investime private, publike dhe publiko-private.

Rizvanolli, në seancën e djeshme të Kuvendit, ku u diskutua projektbuxhetit për vitin 2024, tha se projekti i baterive me MCC-në do të fillojë të zbatohet pas 18 muajsh pas nënshkrimit të marrëveshjes, duke thënë se koha e zakonshme e fillimit të zbatimit të marrëveshjes është dy vjet pas nënshkrimit.

Krahas kësaj, ajo bëri të ditur se në fund të vitit 2024 do të shpallen procedurat për parkun solar prej 100 megavat në KEK dhe ngrohjen solare në Prishtinë, në total 180 milionë euro.