Search

Ramiz Lladrovci vlerëson KEDS për punën e bërë në Drenas, është bërë mbi 90% e elektrifikimit të ri në komunë

01 Qershor, 2021


Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në emisionin “KALLXOPernime” ka vlerësuar punën e bërë nga Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë, KEDS, në vazhgën e implementimit të projekteve në komunën e Drenasit.

Përgjatë emisionit, Lladrovci ishte pyetur rreth shtyllave të rrjetit të distribucionit të cilat në disa fshatra duket se janë pozicionuar jo mirë dhe po zënë hapësirën në trotuare.

Mirëpo, kryetari i komunës së Drenasit sqaroi se problemi ka qenë i trashëguar teksa falendëroj kompaninë për punën e bërë, rezultat i së cilës po përfitojnë qytetarët e komunës së Drenasit me ‘shërbim shumë të mirë dhe dhe 24 orë energji”.

“Unë dua të falendëroj KEDS-in, i cili mbi 90% deri tash e ka bërë elektrifikimin e ri. Pra, qytetarët e mij marrin shërbim shumë më të mirë dhe 24 orë energji”, theksoi Lladrovci.

“Shtyllat që janë vendosë në mes të trotuarit është vendosur kur ka qenë rruga pa u shtru trotuari. A mund të ndërrohet ose a e pengon trotuarin është çështje tjetër”, tha Lladrovci.

“Unë besoj që nuk pengon apo nuk kalon jasht trotuarit në pronë private [duke i’u referuar shtyllës], sepse në pronë private nuk vendosi shtylla”, theksoi ai.

“Ne i kemi hek të gjitha shtyllat që kanë qenë në oborre dhe ara dhe i kemi vendosur në skej të rrugës që kur edhe ka defekte nga era, shiju apo diçka në mënyrë që të sanohet më shpejtë defekti”, sqaroi Lladrovci.

Ndryshe, vitin e ardhshëm pritet që KEDS të përfundojë komplet projektet investive të planifikuara për komunën e Drenasit dhe fshatrat e tij, dhe me këtë Drenasi do të përfitojë infrastrukturë të re energjetike dhe dyfishim të kapaciteteve.

Kostoja e gjithë këtij investim kap shumën e afër 10 milionë eurove, nga viti 2017 deri më 2022.

KEDS do të vazhdojë me punime edhe këtë vit, ku është paraparë të implementojë 25 projekte, pjesa më e madhe në fshatra, nga ku do të përfitojnë rreth 3000 konsumatorë, këtë e bëri të ditur Drejtori i Investimeve të KEDS, Hasan Oz, gjatë takimit.

Komuna e Drenasit me stabilitet energjetik për 30 vitet e ardhshme

Lexo më shumë

Komuna e Drenasit e para në krijimin e platformës online të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm

Lexo më shumë