Search

Qorraj: Strategjia e energjisë po i paraprinë tranzicionit nga qymyri drejt energjisë së pastër

19 Maj, 2022


Besiana Qorraj, nga Departamenti i energjisë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, në emisionin “Kallxo Përnime” ka folur për Strategjinë e re të energjisë dhe Projektligjin për burime të ripërtërishme.

Qorraj ka thënë se në Strategjinë e re të energjisë rëndësi të veçantë u jepet konsumatorëve që shfrytëzojnë panelet solare për vetëkonsum.

“Ne jemi në fund të draftimit të Strategjisë së re të energjisë për periudhën 2022-2031 e cila ka në fokus dekarbonizimin e sektorit të energjisë. Në këtë kapitull një rëndësi të veçantë u jepet edhe konsumatorëve vetëkonsumues që shfrytëzojnë panelet solare për vetëkonsum”, ka thënë Qorraj.

Ndërsa sa i përket Projektligjit për burime të ripërtërishme ajo ka thënë se kanë mbetur edhe disa çështje administrative para se të jetë gati për diskutim publik.

“Edhe në Projektligjin e ri për burime të ripërtërishme që jemi duke e draftuar është një kapitull i veçantë që i kushtohet konsumatorëve që e përdorin energjinë nga burimet e ripërtërishme. Brenda qershorit do të jetë në diskutim publik, dhe të shkojë në qeveri e në parlament”, ka thënë Qorraj.

Tutje Qorraj ka shtuar se caqet për instalimin e paneleve solare dhe do të shkojnë me përputhje me mundësitë elektoenergjetike që ka Kosova.

“Caqet për instalimin e paneleve solare dhe do të shkojnë me përputhje të mundësive tona të sistemit elektroenergjetik që e kemi në vend por edhe me rajonin. Një cak që është vendosur edhe për panelet solare për projektet e mëdha edhe për ato për vetëkonsum është i vendosur në Strategji dhe do të zhvillohet edhe në të ardhmen”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, kur është pyetur nëse ekziston një frym po limiton energjinë e ripërtëritshme, mos me rreziku qymyrin, ajo është përgjigjur se një frym e tillë nuk ekziston në saje të draftimit të një prej dokumenteve më të rëndëishme të vendit.

Fjala është për strategjinë e ardhshme kombëtare të energjisë që do të parasheh planet dhe orientimin e vendit në sektorin mbase më jetik të funksionimit të një ekonomie.

Ajo theksoi se strategjia e ardhshme paraqet një dokument që po i paraprinë tranzicionit nga qymyri drejt energjisë së pastër.

Ashtu ajo theksoi se caqet për instalimet e ardhshme të paneleve soalre por edhe të energjisë nga era janë mjaft ambicioze.

Mirëpo, ajo ishte e kujdesshme të nënvizoi se një gjë duhet të kuptohet – nëse është i gatshëm rrjeti i shpërndarjes që t’a ketë në rrjet një injektim të sasive të konsiderueshme të energjisë së ripërtëritshme.

“Por vetëm duhet ta dijmë, përshembull KEDS si kompani që është për distribucion dhe furnizim a e ka rrjetin e mjaftueshëm dhe është e përgatitur që këtë energji ta qet në rrjet”, theksoi Qorraj.

Diskutimi, gjatë emisionit të mbrëmshëm #KallxoPernime, kishte si panel diskutues Drejtorin e Departamentit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Afrim Ajvazi, Sabri Tërnava, drejtorin e Departamentit për kujdes ndaj kujdesit ndaj konsumatorëve – KEDS, teksa Besiana Qorraj nga Departamenti i energjisë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë poashtu ishte pjesë e diskutimit.

Në diskutim morën pjesë edhe nga sektori privat Trim Tërnava, përfaqësuesi i “Jaha Solar” dhe Lulzim Syla nga ELEN.