Qeveria ka ndarë 38 milionë € për përmisimin e rrjetit të transmisionit
March 12, 2025

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se në takimin e qeverisë të mbajtur javën e kaluar janë ndarë 70 milionë € për dy projekte, Impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë dhe për përmirësimin e rrjetit të transmisionit VII.
Ministrja Rizvanolli në takimin e XIV-të të Komisionit për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit ka parqitur projektin për përmirësimin e rrjetit të transmisionit VII, që do të ndikojë në furnizim më të sigurt me energji elektrike, sidomos gjatë muajve me ngarkesë të lartë.
Kostoja totale e këtij projekti është mbi 38 milionë euro i cili ka mundësi të rritë kapacitetin transmetuese gjatë kohës së pikut, të ofrohet më shumë mundësi për kyçjen e BRE-ve dhe të rritë kapacitetin tregtar të linjave në vend.
Poashtu është marrë vendim për avancimin e Projektit Impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë dhe Projektit për përmirësimin e rrjetit të transmisionit VII.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se projekti për Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Podujevë parashihet t’u shërbejë rreth 50 mijë qytetarëve.
Ky projekt do të financohet me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), si dhe do të zbatohet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” me përkrahjen e Berzhit. Kostoja e projektit është mbi 34 milionë euro.