Search

Qeveria e Maqedonisë së Veriut subvencionon qytetarët që instalojnë panele solare

January 21, 2021


Sipas një vendimi të ri, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të mbulojë një pjesë të kostove për qytetarët që vendosin panele solare në çatitë e shtëpive të tyre me kapacitet të instaluar deri në 4 kilovat orë.

Qeveria ka siguruar rreth 130 mijë euro për subvencione. Fondet do të përdoren për të mbuluar deri në 30 për qind të shpenzimeve të qytetarëve për blerjen dhe instalimin e paneleve solare.

Deri më 2024 Maqedonia e Veriut planifikon të ketë 50% të energjisë së prodhuar nga burime të ripërtëritshme

Lexo më shumë

Sipas një përllogaritjeje të shpejtë, ndërsa vlera e investimit në panele solare lëviz nga 600 deri në 700 euro për kilovat orë, për të arritur në kapacitete prej 4 kilovatësh nevojiten gati tre mijë euro investime.

Energjia elektrike e prodhuar nga panelet solare që do të vendosen nga qytetarët nëpër çatitë e shtëpive dhe ndërtesave do të mund të përdoret për nevoja shtëpiake, por edhe të shitet në tregun e lirë të rrymës në Maqedoni të Veriut.

Pasi instalimit të pajisjeve, qytetarët do të kenë mundësinë të shesin rrymën e prodhuar me para, por sipas Marko Bislimovskit, kryetar në Komisionin Rregullator të Energjisë, përvojat nga jashtë thonë se është më mirë të llogariten faturat në baza mujore ose vjetore, në varësi të energjisë elektrike që amvisëritë e vendosin në treg.

Maqedonia e Veriut lanson ankandet e para të energjisë solare në tremujorin e parë të vitit 2021

Lexo më shumë