Search

Qendra e Thirrjeve në KESCO bën hapin e radhës në përmirësim të shërbimeve ndaj konsumatorit

05 Shtator, 2023


Ofrimi i shërbimeve sa më cilësore ndaj konsumatorëve është prioritet fundamental i kompanisë, kanë thënë nga KEDS. Në vazhdën e shumë punëve në përmirësimin e shërbimeve, Qendra e Thirrjeve në KESCO, tashmë ka edhe Eksperten për Sigurim të Cilësisë.

Roli i Ekspertit për Sigurim të Cilësisë është domethënës për agjentët e Qendrës së Thirrjeve dhe stafit menaxhues të kësaj qendre, sepse monitorimi i thirrjeve, krijimi i raporteve në baza ditore, javore e mujore, ndihmon dukshëm në ngritjen e cilësisë.

“Për Qendrën e Thirrjeve, është prioritet ngritja e cilësisë së komunikimit të agjentëve, sepse ata janë pasqyrë e kompanisë dhe duhet të jenë gjithmonë në gatishmëri të përballen me sfidat e komunikimit. Bazuar në cilësinë, agjentët janë të gatshëm, të pranojnë të gjitha thirrjet pandërprerë, dhe të ofrojnë përgjigje për secilin rast veç e veç”, thotë Ekspertja për Sigurim të Cilësisë, Besnike Tërnava.

Dëgjimi dhe monitorimi i agjentëve, është i domosdoshëm për këtë qendër sepse në fund bëhet analizimi i të gjitha të dhënave dhe krijohen raporte individuale për secilin prej agjentëve.

Qendra e Thirrjeve në KESCO, punon shtatë ditë në javë, 24 orë në ditë dhe me tri ndërrime. Kjo qendër numëron 29 agjentë të cilët kujdesen për të pranuar kerkesa dhe ankesa dhe bëjne kthimin e përgjigjeve për secilin rast të parashtruar nga konsumatorët.

“Ndikimi i punës së vlerësuesit është me peshë të konsiderueshme, pasi që ka mundësi të dëgjojë qindra biseda, në periudha kohore me qëllim që të identifikohen lëshimet dhe anomalitë e ndryshme. Gjithashtu, kemi mundësi të i komunikojmë secilit agjent punën e vet përmes fakteve dhe numrave, duke ofruar mundësinë e korigjimit dhe vet-korigjimit nga ta. Po ashtu, ngritet efiçenca, si dhe kënaqshmëria e konsumatorëve me komunikimin dhe shërbimin e ofruar. Vlerësuesi/sja është pjesë e rëndësishme për kontrollin dhe ecjen përpara në performancën individuale dhe të kompanisë”, thotë Skender Buja, udhëheqës i kësaj qendre.

KESCO në vazhdimësi angazhohet që të avancojë me shërbimet që ofron, përfshirë këtu edhe Qendrën e Thirrjeve, e cila është e pajisur me teknologjinë dhe aplikacionet më te avancuara.