Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane
03 Maj, 2024
Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për implementim të projektit të financuar nga Qeveria Gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim- KfW ‘’Zhvillimi i sektorit të energjisë Faza VII – Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit’ ’përmes së cilës do të bëhet financimi i një sërë projekteve të radhës për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës së transmetimit të energjisë elektrike në Kosovë.
KOSTT e konsideron Qeverinë Gjermane dhe KfW si partnerë kyç dhe strategjik në zhvillimin e Sistemit të Transmetimit të Kosovës të cilët në vazhdimësi kanë kontribuar në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe efikas për furnizimin me energji elektrike në te gjithë territorin e Kosovës.