Search

Publikohet kalkulatori i ri për llogaritjen e faturës së energjisë elektrike për muajin shkurt

23 Shkurt, 2022


KESCO ka publikuar kalkulatorin e ri për llogaritjen e shpenzimeve të energjisë elektrike brenda një muaji në vend. Sipas KESCO, ky kalkulator mundëson që të shënoni të dhënat e juaja të saktë nga fatura që keni pranuar.

“Kalkulatori ju mundëson që të shënoni të dhënat tuaja të sakta nga fatura që keni pranuar, si: Grupin tarifor, datën e leximit paraprak, datën e leximit aktual, konsumin tuaj përgjatë muajit shkurt, me tarifë të lartë dhe të ulët, respektivisht A1 dhe A2. Ngaqë tarifat e reja janë miratuar dhe kanë hyrë në fuqi nga ZRRE nga data 9 shkurt, kalkulimi për këtë muaj përfshinë dy periudha: Para datës 9 shkurt, llogaritja e shpenzimit me tarifën e vjetër dhe pas datës 9 shkurt, llogaritja me tarifën e re.”, thuhet në njoftim.

Poashtu është theksuar se në faturat e ardhshme të muajit mars, llogaritja do të jetë shumë më e thjeshtë, sepse i tërë muaji do të kalkulohet me bllok tarifat e reja të cilat janë aprovuara javë më parë nga ZRRE-ja, transmeton lajmi.net.

“Në faturat e ardhshme të muajit mars, llogaritja do të jetë shumë më e thjeshtë, sepse i tërë muaji do të kalkulohet me bllok-tarifat e reja të aprovuara nga ZRRE. Kjo do të thotë, se deri në 800kWh llogaritet me çmimet 0.0675 cent me tarifën me të shtrenjtë (të ditës) dhe 0.0289 me të lirë (të natës) dhe për shpenzimin mbi 800kWh me çmimet e reja, e që janë 0.1252 për tarifën me të shtrenjtë (të ditës) dhe 0.0590 për tarifën më të lirë (të natës)”, thuhet më tutje në njoftim.