Search

Prishtina së shpejti pajiset me autobusë të rinj dhe elektrikë

08 Gusht, 2022


Komunës së Prishtinës së shpejti pritet t’i shtohen edhe disa autobusë të rinj, në mesin e tyre do të ketë edhe autobusë elektrikë. Po ashtu zyrtarët komunalë kanë paralajmëruar edhe ngritjen e çmimeve të biletave për autobusët urbanë në Komunën e Prishtinës.

Kryeqytetit shumë shpejt pritet t’i shtohet edhe 30 autobusë të rinj, që do të operojnë brenda kryeqytetit në bazë të planit të mobilitetit në linjat qendrore, ka bërë me dije Halil Halili nga Sektori i Mobilitetit në Komunën e Prishtinës.

“Prej këtyre 30 autobusëve në mesin e tyre do të jenë edhe disa elektrikë. Në bazë të planit të mobilitetit do të riorganizohen linjat qendrore në rrugët kryesore të lagjeve të ndryshme të qytetit. Ku do të qarkullojnë në zona të caktuara dhe do të mbulojnë rrjetin e linjave ekzistuese deri në riorganizim të transportit”, tha ai.

Halili tutje tha se kanë bëre kalkulime në lidhje me çmimet e biletave dhe kanë dalë me rezultate që është e pamundur të operojnë me çmimin aktual të derivateve.

“Tash jemi në një trend ku ka ngritje të çmimeve të ndryshme sidomos të derivateve, dhe këto ngritje qe janë bërë nuk mundemi t’i mbulojmë ne për trafikun urban dhe për këtë kemi shqyrtua mundësinë për me ngrit çmimin e biletës me një kosto të përballueshme për qytetarë”, shtoi ai.

Sipas tij, me ardhjen e autobusëve të rinj do të këtë biletë të integruar, biletë javore, mujore si dhe vjetore, ku do të jetë një kompani përgjegjëse vetëm për transportin publik.

//rtk

Përparim Rama: Do ta ulim ndotjen për 95% me e-scooters, autobus elektrik dhe eko-kaldaja

Lexo më shumë