Pranvera Dobruna Kryeziu nderohet me çmimin ndërkombëtar “Gratë në Energji”
August 08, 2022

Inxhinierja e mirënjohur, kryesuesja e Komitetit Cigre të Kosovës, Pranvera Dobruna Kryeziu , njëkohēsisht edhe anëtare e kryesisë së AWESK është nderuar me çmimin ndërkombëtar “Gratë në Energji”.
“Krenare me Pranverën dhe energjinë e saj dhe të grave profesioniste rol-modele të sektorit të energjisë së Kosovës angazhimi i të cilave vlerësohet ndërkombëtarisht”, kanë shkruar nga Rrjeti i Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK) në postimin në rrjete sociale, raporton Kosovo.Energy.
E themeluar në vitin 1921 në Paris, Francë, CIGRE është një komunitet ndërkombëtar i përkushtuar për zhvillim të përbashkët dhe shkëmbim të njohurive në fushën e energjisë.
Ky komunitet përbëhet prej mijëra profesionistëve nga mbi 90 vende në botë dhe 1250 organizata anëtare, raporton Kosovo.Energy.