Search

Polonia ndanë 797 milion euro për hidrogjen në kuadër të pakos për ‘rimëkëmbje të gjelbër’

03 Mars, 2021


Polonia planifikon të investojë 797 milion euro për të zhvilluar projekte të prodhimit dhe shpërndarjes së hidrogjenit.

Polonia ka thënë se këto investime do t’i realizojë duke shfrytëzuar fondet BE-së për rimëkëmbje ekonomike që për qëllim kanë edhe përshpejtimin e tranzicionit drejt energjisë së pastër.

Polonia ka thënë se është duke përfunduar planin për të marrë 58.1 miliardë euro në formë të granteve dhe huave nga BE për të lehtësuar pasojat e shkaktuara nga kriza pandemike.

Ndryshe, fonder e BE-së për rimëkëmbje ekonomike kanë vlerë prej 750 miliardë eurosh dhe më shumë se një e treta e këtyre fondeve do të destinohet në projekte klimatike. Aktivitetet përfituese do të përqëndrohen në strategji në pajtim me Marrëveshjen e Gjelbër.

Transformimi i sektorit energjetik në Poloni, më shumë se 70 për qind e të cilit mbështetet në thëngjill, është ndër sfidat prioritare në planin kombëtar të rimëkëmbjes.

‘Tranzicionin e gjelbër e shofim si mundësi për të modernizuar ekonominë dhe për të zhvilluar kompanitë polake”, thuhet në draft planin që aktualisht është në diskutim publik.

BE do të rrisë kapacitetet prodhuese të hidrogjenit nga burimet e ripërtëritshme për gjashtë herë deri në vitin 2024

I vlerësuar si element i domosdoshëm në betejën drejt neutralitetit ndaj klimës, hidrogjeni është duke u prioritizuar në agjendën politike të BE-së. Komisioni Evropian ka konfirmuar qëllimet për të rritur kapacitetet prodhuese të hidrogjenit nga burime të ripërtëritshme për gjashtë herë më shumë deri në vitin 2024.

Kompania më e madhe e naftës në Poloni, PKN Orlen SA, që për momentin është duke ndërtuar qendrën e hidrogjenit në Poloni, planifikon të shpenzojë 6.6 miliardë dollar amerikan deri në vitin 2030 për të ulur emetimet e karbonit për më shumë se 20 për qind.

Ndryshe, prodhimi i energjisë nga burimet e gjelbërta zë më së shumti vend në planet e Polonisë për rimëkëmbje ekonomike. Polonia ka paraparë mbi 6 miliardë euro investime për të zhvilluar burimet e energjisë së ripërtëritshme dhe në efiçiencë të energjisë, dhe një shumë të ngjashme edhe për transport të qëndrueshëm.

Në total, rreth 38 për qind nga totali i 23.9 miliardë euro i granteve nga BE do të shfrytëzohen për aktivitete të lidhura me klimë në Poloni deri në vitin 2026.

Pjesa për energji të pastër në planin e rimëkëmbjes së Polonisë përfshinë:

  • Modernizimin e sistemit të ngrohjes: 388 milion euro
  • Efiçiencën e energjisë në sektorin e amvisërive: 3.2 miliardë euro
  • Përmirësimin e efiçiencës së energjisë në shkolla: 194 milion euro
  • Promovimi i kursimit të energjisë në kompani dhe i përdorimit të BRE-ve: 28 milion euro
  • Zhvillimi i hidrogjenit dhe karburanteve tjera alternative: 797 milion euro
  • Zgjerimi i rrjetit elektrik për integrim të energjisë së ripërtëritshme: 329 milion euro
  • Zhvillimi i projekteve të energjisë nga era: 437 milion euro
  • Iniciativat lokale të energjisë së ripërtëritshme: 97 milion euro