Search

Përfundon ankandi për parkun Solar të Spitallës në Shqipëri, çmimi 29.89 euro për megavat

25 Mars, 2021


Pas ankandit të suksesshëm të Karavastasë, mbyllet me sukses edhe ankandi për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Spitallës, me kapacitet 100 megavat në një sipërfaqe 120 hektarë.

Kompania franceze Voltalia ka fituar garën për të ndërtuar parkun fotovoltaik të Spitallës, me ofertën 29.89 euro për megavat.

Ajo ishte në garë me kompaninë kineze, “Universe Energy”, e cila ofroi çmimin 46 euro për megavat.

Mbyllja e suksesshme e procesit të ankandit është vlerësuar të jetë një tjetër hap i rëndësishëm drejt të ardhmes së sigurtë energjitike të Shqipërisë.

Pesë kompani kanë dorëzuar ofertat për parkun solar 100 megavatësh në Spitallë

Lexo më shumë

Ishin pesë kompani që kishin treguar interes për parkun fotovoltaik të Spitallës dhe paraqitën ofertat e tyre, por në finale të garës arritën vetëm “Voltalia” dhe “Universe Energy”.

Në fjalën e saj pas shpalljes së kompanisë fituese, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e konsideroi “suprizues” çmimi e ofruar nga “Voltalia”, duke thënë se shënoi një tjetër rekord dhe se askush nuk priste në fakt një çmin kaq të ultë.

“Dua të përgëzoj “Voltalia” për çmimin surprizues, duke qenë se ky park ishte më i vogël nga parku i parë, prisnim çmim më të lartë të gjithë bashkë, kështu që kemi shënuar një çmim tjetër rekord, pra 70 megavat që do të blihen me 29.89 euro për 15 vitet e ardhshme ashtu siç e ka parashikuar edhe ligji. Diversifikimi i burimeve të rinovueshme, me një vend që prodhon 99% energji të rinovueshme, është hapi më i rëndësishëm”, tha ministrja.

Gara ndërkombëtare për parkun e dytë fotovoltaik më të madh në vend është hapur më 19 nëntor 2020. Parku i Spitallës do të ndërtohet në periferi të Durrësit me një sipërfaqe 120.8 hektar.

Interes për të marrë pjesë në garë patën shfaqur 20 kompani të huaja dhe konsorciume, por në përfundim të ankandit ndërkombëtare janë administruar 5 oferta mes tyre edhe kompania Volitalia, që po ndërton parkun me energji diellore të Karavastasë.

Morën pjesë 2 kompani shqiptare në konsorcium me një kompani Indiane, kemi një kompani kineze, Volitalia, dhe 2 kompani gjermane.

Ky park me energji diellore do të prodhojë 100 megavat ku 70 megavat do të blihet nga shteti dhe 30 megavat mund të shiten në treg të lirë nga privati, dhe do të jetë i dyti në vend pas atij të Karavastasë që ka një fuqi prodhimi prej 140 megavatesh.

Hapja e ankandit për parkun Solar të Spitallës në Shqipëri erdhi pas ankandit për centralin e Karavastasë, në të cilin fituese ishte shpallur VoItalia.

Në ankandin e parë u arrit një çmim rekord prej 24.59 euro për megavat, me të cilin OSHEE në Shqipëri do t’i blejë energjisë kompanisë franceze Voltalia.

Shqipëri: Voltania avancon me projektin e Karavastasë, ndërtimi nis në tremujorin e tretë

Lexo më shumë