Search

Pesë kompani kanë dorëzuar ofertat për parkun solar 100 megavatësh në Spitallë

10 Shkurt, 2021


Pesë kompani kanë dorëzuar ofertat e tyre për ankandin e hapur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri për ndërtimin e një parku solar në zonën e Spitallës.

Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Gjergji Simaku, ka dhënë detajet mbi ecurinë e procedurës, duke theksuar se kompanitë janë kryesisht evropiane, ndërkohë që në total ishin 20 kompani që shfaqën interes, duke blerë dokumentet e ankandit, ndonëse një pjesë e tyre nuk dorëzoi ofertë.

Shqipëria do të nisë ankandin për parkun solar me kapacitet prej 100 megavatësh në Spitalles

Lexo më shumë

Simaku shtoi se me shpalljen e kompanisë fituese, nisja e punimeve nuk do të kërkojë shumë kohë, edhe për shkak të eksperiencës së krijuar me procedurën dhe lidhjen e kontratës për parkun fotovoltaik në Karavasta.

Kapaciteti i instaluar i centralit diellor në Spitallë do të jetë 100 megavat, 70 megavat prej të cilëve do të blihen nga OSHEE me çmimin që do të përcaktohet nga ankandi, ndërsa pjesa tjetër do të tregtohet në treg të lirë nga kompania fituese.

Hapja e kësaj gare erdhi pas ankandit për centralin e Karavastasë, nga i cili u arrit një çmim rekord prej 24.59 euro për megavat, me të cilin OSHEE do t’i blejë energjisë kompanisë franceze Voltalia.

Shqipëria së shpejti shpallë ankandin e parë për projekte të erës me kapacitet 130 megavat

Lexo më shumë