Search

Për këta 5 muaj KEDS ka kryer afër 40 mijë kontrolle të keqpërdorimeve të energjisë elektrike

05 Qershor, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 3 minuta

KEDS ka intensifikuar aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të energjisë elektrike.

Për periudhën janar-maj të këtij viti janë realizuar afër 40,000 kontrolle dhe janë identifikuar afër 2900 keqpërdorime. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur humbjet në rrjet ishin 18,2%, këtë pesë-mujor humbjet kanë rënë në 16,7%.

Vetëm javën e kaluar janë realizuar afër 2000 kontrolle, prej të cilave rreth 160 ishin keqpërdorime. Në vazhdën e këtyre kontrolleve, përgjatë muajit maj, ekipet e KEDS-it kanë realizuar afër 8000 kontrolle te konsumatorët për të cilët dyshohej se po e keqpërdornin energjinë elektrike. Prej tyre afër 600 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike.

Ekipet e kontrollit në KEDS do të vazhdojnë të implementojnë kontrollet në tërë Kosovën në baza ditore me qëllim të minimizimit të humbjeve në rrjet.

//Gazeta Express