Search

Pas 30 orëve rikthehet rryma në kryeqytet

05 Prill, 2024


Pas më shumë se tridhjetë orësh pa energji elektrike, është rikthyer furnizimi nga nënstacioni “Prishtina 3” për pjesën qendrore të kryeqytetit.

Djegia e trafos ka lënë në terr pjesën qendrore të Prishtinës dhe në orën 19 të enjten kthyer energjia elektrike.

KOSTT ka njoftuar se është stabilizuar furnizimi me energji elektrike, nëpërmjet një improvizimi të përkohshëm.

“Mbi 50 punonjës janë angazhuar në përpjekjet për rikthimin e furnizimit me energji elektrike nga Nënstacioni Prishtina 3 dhe kontributi i tyre ka qenë jetik për arritjen e suksesit në stabilizimin e situatës”.

KOSTT falenderon ekipet e reaguesve të parë, si zjarrfikësit, Policinë e Kosovës, agjencitë emergjente, dhe në veçanti falënderojmë ekipet teknike profesionale të mirëmbajtjes për përkushtimin dhe punën e palodhshme.

“Pas rikthimit të furnizimit, KOSTT do të punoj ngushtë me të gjitha institucionet relevante dhe akterët e nevojshëm për të vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe për të identifikuar shkaqet që kanë shkaktuar avarinë”, thuhet në njoftim.