Operatori i Shpërndarjes në Maqedoninë e Veriut lançon hartën interaktive për kapacitetet e lira në rrjet
August 20, 2024
Operatori i Shpërndarjes në Maqedoninë e Veriut lançon hartën interaktive për kapacitetin e lirë për lidhjen e objekteve solare
Elektrodistribucija, operatori i shpërndarjes në Maqedoninë e Veriut, ka krijuar një hartë interaktive për të treguar kapacitetete lira për lidhjen e projekteve solare me rrjetin.
Ky është një hap i rëndësishëm për të ndihmuar familjet, bizneset dhe investitorët që duan të instalojnë panele fotovoltaike, raporton Balkan Green Energy News.
Sipas drejtorit Sasho Saltirovski, harta informon përdoruesit në kohë reale, duke shmangur shpenzimet e panevojshme dhe duke përshpejtuar procesin e lidhjes me rrjetin.
Ai ka thënë se sipas procedurave, prosumatorët mund të lidhen në rrjet në më pak se një muaj, përcjell Kosovo.Energy.
Elektrodistribucija ka lidhur deri tani centrale solare me kapacitet prej 600 MW.