Oda Ekonomike Gjermane mban takim me KOSTT – Diskutohet për mundësi bashkëpunimi
May 12, 2026

Oda Ekonomike Gjermane takohet me kryeshefin e KOSTT, Trim Tërnava.
Sipas njoftimit të Odër diskutimet u përqendruan në mundësitë për bashkëpunim dhe rëndësinë e tërheqjes së investimeve gjermane në sektorin e energjisë.
Në takimit, u theksua rëndësia e efikasitetit dhe koordinimit institucional në zbatimin e procedurave për projektet e investimeve, si dhe roli kyç që luan sektori i energjisë në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e partneriteteve afatgjata, raporton Kosovo Energy.
Oda Gjermane ka falënderuar drejtorin Ekzekutiv dhe ekipin e KOSTT për pritjen e ngrohtë dhe diskutimin konstruktiv. Si dhe kanë theksuar se presin me padurim bashkëpunimin e ardhshëm në mbështetje të zhvillimit të sektorit të energjisë në Kosovë.