Norvegjia pritet të jetë shteti i parë që arrinë të ketë vetëm makina elektrike në qarkullim
February 03, 2025

Norvegjia do të bëhet vendi i parë në botë që do të largoj në mënyrë efektive makinat me benzinë dhe naftë nga tregu i saj i makinave.
Pavarësisht rezervave të mëdha të naftës dhe gazit, vendi nordik është njohur prej kohësh si një lider global në transportin e qëndrueshëm. Në Norvegji shitjet e automjeteve elektrike janë rritur nga më pak se 1% e shitjeve totale të automjeteve në 2010 në 88.9% vitin e kaluar – dhe ky nuk tregon ndonjë shenjë ngadalësimi.
Christina Bu, Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës Norvegjeze të Makinave Elektrike (NEVA), e cila përfaqëson pronarët e makinave elektrike në vend, pret që Norvegjia të arrijë objektivin për të transformua plotësisht në vetëm makina elektrike. Në fakt, Bu tha se planet ishin duke u zhvilluar për të organizuar një festë për të festuar atë që ajo tha se do të ishte një moment historik.
“Tashmë kemi ftuar shumë politikanë dhe aktorë të ndryshëm në një festë më 13 shkurt, sepse, nuk e dimë saktësisht derisa të mbarojë viti, por të gjithë thonë se do të përfundojmë diku mes 95% dhe 100% këtë vit. “- tha Bu për CNBC.
Një “normale e re”
Zëvendësministrja e Transportit e Norvegjisë, Cecilie Knibe Kroglund, tha se politikat afatgjata dhe të qëndrueshme të krijuara për të mbështetur përdorimin e automjeteve elektrike – në vend të vendosjes së masave për ndalimin e përdorimit të automjeteve me motor me djegie të brendshme – kishin qenë thelbësore për tranzicionin e vendit.
Për ndryshe Bashkimi Evropian ka miratuar legjislacionin për të ndaluar efektivisht shitjet e makinave të reja që emitojn karbon nga viti 2035, ndërsa Britania e Madhe ka thënë se do të ndalojë shitjen e makinave të reja vetëm nga motorë me djegie të brendshme deri në vitin 2030.
Disa nga stimujt e Norvegjisë për EV përfshijnë përjashtim nga TVSH-ja, zbritje në taksat e rrugëve dhe parkimit dhe aksesin në korsitë e autobusëve. Qeveria gjithashtu ka investuar shumë në infrastrukturën publike të mbushjes dhe shumë familje norvegjeze janë në gjendje t’i karikojnë makinat e tyre në shtëpi.
Kroglund i përshkroi ndryshimet si një “normale të re” për vendin me 5.5 milionë banorë. “Transporti është një pjesë e madhe e përgjigjes për zgjidhje miqësore me klimën. Pra, ne duhet të sigurohemi që një pjesë e suksesit që kemi pasur me makinat mund të përdoret për fusha të tjera të sektorit të transportit, “tha Kroglund për CNBC përmes video-telefonatës.
Kroglund tha se vendi planifikoi të kalojë plotësisht në autobusët elektrikë të qytetit në vitin 2025, duke i bërë automjetet e rënda 75% të ripërtëritshme deri në fund të dekadës.
Ndërsa shitjet e makinave të reja në Norvegji janë afërsisht 100% elektrike, ka ende shumë automjete me motorë me djegie të brendshme në rrugë. Bu i NEVA tha se 28% e makinave janë plotësisht elektrike në nivel kombëtar, megjithëse kjo rritet në mbi 40% në kryeqytetin Oslo.
/CNBC