Search

KEK: Në qershor prodhimi arrin të tejkaloj konsumin vendor

July 08, 2026


Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, gjatë muajit qershor 2026 të sigurojë kapacitete prodhuese që tejkalojnë kërkesën për konsum të rregulluar.

KEK në njoftimin e tyre kanë theksuar se kjo ka konfirmuar edhe një herë rolin e saj kyç të Korporatës në garantimin e sigurisë energjetike në Kosovë.

Sipas të dhënat kryesore gjatë muajit qershor kapacitetet gjenerues në dispozicion ka qenë 305,916 MWh, kurse konsumi i energjisë 282,608 MWh. Duke mundësuar mbulueshmërin e konsumit vendor përmesë termocentraleve me 108.2%, raporton Kosovo Energy News.

Veçanërisht i rëndësishëm është fakti se, gjatë pjesës më të madhe të muajit, pas rikthimit në operim të njësive prodhuese, KEK ka arritur të ofroj mbi 120% të kërkesës ditore për konsum, duke konfirmuar stabilitetin operacional, besueshmërinë e kapaciteteve prodhuese dhe përkushtimin e vazhdueshëm për garantimin e sigurisë energjetike të vendit.

Ky rezultat merr peshë edhe më të madhe duke pasur parasysh se është arritur në një periudhë kur KEK po realizon njëkohësisht programin më të madh të investimeve dhe modernizimit në historinë e saj, përfshirë rehabilitimin e njësive gjeneruese pas më shumë se katër dekadave operim, si dhe zhvillimin e projekteve strategjike në fushën e energjisë së ripërtëritshme.