Search

Nga foshnjat tek të moshuari/at – çdo frymëmarrje në Kosovë është e rrezikuar!

March 05, 2025


Disa të shoqërisë civile në Kosovë janë bashkuar për të ndërrmarrë veprimi kundër ndotjes masive të ajrit në vend.

Niveli alarmant i ndotjes së ajrit në Kosovë ka arritur përmasa kritike, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin publik dhe të ardhmen mjedisore të vendit. Me një AQI prej 152 dhe përqendrime të grimcave PM2.5 që tejkalojnë disa herë standardet e OBSH-së, kërkohet veprim urgjent dhe i vendosur.

Balkan Green Energy Foundation, The Balkan Forum, Youth Ecological and Security Zone, Oda Ekonomike e Kosovës, Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, TOKA, Germin, Teach for Kosova, Women for Women, INDEP dhe Play International kanë publikuar një deklaratë të përbashkët rreth këtij problemi.

“Ndotja e ajrit nuk është thjesht një sfidë mjedisore – është një emergjencë kombëtare shëndetësore! Është momenti për veprim efikas dhe të koordinuar për të mbrojtur të drejtën tonë për një jetë të shëndetshme.

Kjo Deklaratë e Përbashkët është vetëm hapi i parë! Ne do të vazhdojmë të ngremë zërin derisa kërkesat tona, të formuluara në bashkëpunim me organizata nga shoqëria civile, të gjejnë zbatim.“ thuhet në postimin për mediat ë BGF rreth kësaj iniciative.

Veprimet që planifikohen të ndërrerren nga ky organizimi përfshinë ndyrhyrje konkrete si përshpejtimi u mbylljes së termocentraleve, monitomiri i parametrave, organizimi i fushatave ndërgjegjësuese, modernizimi i infrastrukturës, investimi në BRE si dhe adresimi i varfërisë energjetike.

Deklaratën e plotë mund ta gjeni duke ndjekur Link-un.