Search

Në Rumani austriakët po ndërtojnë baterinë 24 herë më të vogël se ajo e Kosovës

August 03, 2022


Megalodon Storage synon që të kompletojë njësinë e baterisë të litium-jon me kapacitet 7MW në qarkun e Iflov afër Bukureshtit vitin që po vjen, teksa ndërtimi ka filluar këtë pranverë.

Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergyneës, ku është raportuar se kompania e kontrolluar nga investitorët austriak ka siguruar licensën për projektin e impiantit të ruajtjes së energjisë në fshatin e Caciulati në komunën e Moara Vlasiei.

Megalodon Storage poashtu ka një aprovim teknik një-vjecar për kycjen e impiantit në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike të operuar nga Enel’s E-Distributie Muntenia.

Kapaciteti i baterive është 7MW, plani është që të dyfishohet

Sipas raportimeve, njësia e baterive litium-jon 7 MW në qarkun Ilfov pranë Bukureshtit do të jetë më e madhja në vend.

Rajoni lindor është qendra e energjisë së erës së Rumanisë, teksa është raportuar se kapaciteti i baterive do të dyfishohet në fazën e ardhshme.

Impianti i Megalodon do të kycet në stacionin e transformatorit Căciulați 110/20 kV. Plani është që në fazën e dytë të dyfishohet fuqia e njësisë në 14 MW.

Ndërtimi filloi në pranverë dhe kompania synon që vë në rrjet sistemin e baterive vitin e ardhshëm.

Sllovenia dhe Kroacia nisin provë operimin e kapaciteteve të baterive 50 MWh

Lexo më shumë

Bateritë në Kosovë do të kenë kapacitet prej 170MW, do të mundësojnë sigurimin e rezervave prej rreth 347 megavatësh në orë

Kosova pritet të forcojë pavarësinë energjetike me Programin e ri Kompakt të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) dhe në të njëjtën kohë të kursejë miliona euro në vit.

Programin Kompakt, në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh, përfshin dy projekte të ndryshme, ai i cili do të ketë peshën më të madhe si të investimit po edhe të përforcimit të sigurisë së furnizimit është ai i ruajtjes së energjisë.

Përmes këtij projekti, Kosova do të ketë rezerva të energjisë përmes baterive të kapacitetit të lartë prej 170 megavatësh. Këto bateri do të mundësojnë sigurimin e rezervave prej rreth 347 megavatësh në orë.

Pra, bateritë që pritet të vendosen në Kosovë në të ardhmen e afërt do të kenë të paktën 24 herë kapacitetin e instaluar të projektit më të madh të baterive të Rumanisë, duke e bërë Kosovën pioniere dhe lidere për sa i përket kapacitetit të instaluar të këtij lloj të rezervave të energjisë për rajonin juglindor.

Kjo nënkupton që rryma e prodhuar në kohë të caktuar, të mund të akumulohet, në mënyrë që të shfrytëzohet në orët e ditës, kur kërkesa për energji, por edhe çmimet janë më të larta.

Përmes baterive mëtohet të reduktohet nevoja për importin e energjisë, derisa çmimet e importit tashmë janë rritur.

Kosova nënshkruan marrëveshjen me SHBA-të për programin Kompakt të MCC

Lexo më shumë

Ratifikohet në Kuvend marrëveshja e Kosovës me MCC-në

Lexo më shumë

Çfarë përfiton Kosova nga programi i MCC-së?

Lexo më shumë

Detaje rreth projektit në Rumani

Ndërkaq, sipas raportimeve, bateritë do të përdoren për rezervën automatike të rivendosjes së frekuencës (aFRR) për rrjetin elektrik, i njohur gjithashtu si rezervë dytësore.

Më herët është thënë nga ata se sistemi i ruajtjes do të kishte një bateri litium-jon të tipit NMC me një kapacitet prej 6 MWh, të prodhuar në Rumani.

Kjo do të thotë se sistemi do të jetë në gjendje të furnizojë 7 MW energji elektrike për pak më shumë se 51 minuta.

Dy inverterë qendrorë të baterive të furnizuar nga SMA do të mundësojnë një lidhje të drejtpërdrejtë me rrjetin e tensionit të mesëm, thuhet në njoftim.