Search

Në Constanta të Rumanisë nënshkruhet marrëveshja 117 milionë-euroshe për ndërtimin e termocentralit të ri

12 Mars, 2024


Qyteti Constanta në Rumani ka nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 116.9 milionë eurosh me ndërmarrjen rumune Elsaco Electronic për disejnimin dhe ndërtimin e termocentralit 97 megavatësh.

Projekti parasheh ndërtimin e një njësie shumë eficiente kogjenerimi për prodhim të energjisë termike dhe elektrike, fillimisht duke përdorur gazin natyror si burim por me mundësinë e integrimit të hidrogjenit.

Sipas planifikimit, termocentrali do të përfundojë ndërtimin në dhjetor 2025. Projekti do të financohet në kuadër të planit kombëtar për rimëkëmbje ekonomike.