Search

Ndahen 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet e cënueshme

October 12, 2026


Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka bërë të ditur se 15 milionë euro do të shkojnë për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike, gjegjësisht konsumatorëve të cenueshëm.

Ai ka thënë se së shpejti do të nënshkruhet edhe vendimin me të cilin do të përcaktohen kushtet dhe kriteret për përfitim, në mënyrë që të hapet thirrja për aplikim.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e pestë të Qeverisë, ku është miratuam Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027, përmes të cilit do të subvencionohen faturat e energjisë për familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.

/Telegrafi