Search

Ministri Aliu: Ka raste kur hidrocentralet nuk i kanë marrë lejet mjedisore dhe puna tyre ndërpritet

02 Shtator, 2021


Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor edhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka mbajtur një konferencë për media ku mes tjerash ka adresuar sërish çështjen e hidrocentraleve në Kosovë.

Aliu theksoi se në bazë të raportit të përpiluar nga grupi punues, dhe konsultimeve me ekspertë ligjor, disa hidrocentrale operuese në vend veçse kanë fituar të drejten ujore, duke e bërë procesin e ndalimit të operimit të ndërlikuar, dhe mbase të kushtueshëm për vendin.

“Sa i përket hidrocentraleve. Raporti që e kemi marrë, kemi marrë edhe mendimet e juristëve në lidhje me hidrocentralet, dhe kemi shumë raste kur hidrocentralet kanë fituar të drejtat ujore”, tha ai.

“Pavarësisht që mund të kenë shkelje, por janë disa të drejta të fituara që mund t’i kushtojnë vendit edhe me arbitrazh”, theksoi ai.

Mirëpo, ministri Aliu potencoi se asnjë hidrocentral nuk do të lejohet të punoj përderisa nuk i plotëson kriteret mjedisore, rrjedhimisht të pajiset me leje mjedisore.

“Por asnjë hidrocentral nuk do të lejohet të punoj përderisa nuk i plotëson kriteret mjedisore, përderisa nuk e plotëson minimumin biologjik të rrjedhës ujore. Ka raste kur hidrocentralet nuk i kanë marrë lejet mjedisore, dhe puna tyre ndërpritet”, theksoi ai

Publikohet raporti i Ministrisë së Mjedisit për Hidrocentrale

Lexo më shumë

Tutje, Aliu poashtu sqaroi se hidrocentralet operuese të cilat posedojnë lejen mjedisore do të jenë subjekt i masave kontrolluese mjedisore.

“Kemi pasë takime edhe me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, dhe kemi shqyrtu rastet një për një të cilat i kanë lejet mjedisore”, tha ai.

“Ato që i kanë lejet mjedisore do të punohet për të vendosur kontrollin e rrjedhës së ujit dhe minimumin biologjik. Në rastet kur nuk kanë leje mjedisore, duhet t’i plotësojnë kushtet që kërkohen për leje mjedisore që të pajisen me leje mjedisore dhe të operojnë”, potencoi Aliu.

Liburn Aliu: Do të mbyllen aplikimet e reja për hidrocentrale

Lexo më shumë

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu – Do të ndërtojmë termocentral të ri me qymyr nëse është e nevojshme ta ndërtojmë

Lexo më shumë