Search

Më shumë se 4 milionë euro për tranzicion të drejtë energjetik në Kosovë

January 29, 2025


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se janë ndarë 4 milionë euro për energjinë e pastër në Kosovë, mbështetur nga marrëveshja e bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Danimarkës.

Përmesë një njoftimit ministria e ekonomisë njofton se janë siguruar mbi 4 milionë euro për energjinë e pastër në Kosovë, mbështetur nga bashkëpunimi me qeverinë e Danimarkës.

Kjo marrëveshje mundëson mbështetje për grupe të ndryshme përfituesish, përfshirë mbi 200 familje në nevojë me masa të efiçiencës së energjisë, për të cilat Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё, FKEE do të jetë partner implementues.

Kjo marrëveshje mundëson mbështetje për mbi 200 familje në nevojë me masa të efiçiencës së energjisë, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), gratë ndërmarrëse, për inovacionin në fushën e energjisë si dhe mbështetje institucionale për një tranzicion të drejtë energjetik.

Programi do të fillojë implementimin nga data 1 shkurt 2025.