Search

Maqedonia e Veriut të anulojë koncesionet për hidrocentralet e vegjël të cilat nuk përkojnë me standardet e BE

09 Qershor, 2021


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka bërë të ditur se shumica e kontratave të koncesionit për hidrocentrale të vegjël në Maqedoninë e Veriut do të anulohen, pa marrë parasysh çështjet e mundshme gjyqësore që do të vijnë ka insistuar ai.

Në saje të reagimeve dhe ankesave të konsiderueshme nga aktivistët e mejdisit edhe qytetarët dhe në përputhje me ligjin për t’i dhënë një pjese të Malit Sharrë statutin e parkut nacional, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të anuloj koncensionet për shumicën e hidrocentraleve të vegjël.

Zaev – Duke ndjekur plotësisht rregullat e BE, ku duhet të anulohet, do të anulohet

Kjo është deklaruar nga vetë Kryeministri i Vendit, Zoran Zaev, teksa disa nga kontratat pritet që të shkojnë në gjykatë dhe shteti do duhet të paguajë një pjesë të madhe të dëmit, mirëpo kjo duket se nuk përbënë asnjë dilemë, ka theksuar ai.

“Gjithë Evropa konsideron që hidrocentralet e vegjël janë një burim i jashtëzakonshëm i energjisë së ripërtërishme, sipas standardeve, kjo nënkupton një kthim të plotë të natyrës dhe hapje të pasazheve të peshkut. Mirëpo, ne mbase mund të themi që reagimi këtu ka qenë i arsyeshëm për shkak se ndërtimet nuk ishin gjithmonë sipas rregulloreve”, ka thënë ai.

Duket se Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, po i kushton rëndësi më të theksuar pasazhit që duhet siguruar për gjallesat që popullojnë lumenjtë e vendit, si një masë e theksuar për mirëmbajtjen e biodiversitetit.

“Natyra nuk ishte kthyer në gjendjen origjinale dhe disa nga hidrocentralet e vogla nuk kanë pasazhe për peshk, që është menduar për të mirëmbajtur biodiversitetin tek projektet e tilla të hidrocentraleve të vogla”.

“Duke ndjekur plotësisht rregullat e BE, ku duhet të anulohet, do të anulohet”, ka bërë të ditur agjencia shtetërore e shtypit MIA teksa citoi të ketë thënë Zaev.

Zaev: Shfrytëzimi i burimeve të energjisë së rinovueshme, prioritet strategjik i qeverisë

Lexo më shumë

Fokusi kryesor i kryeminsitrit Zaev duket të jetë implementimi i mirëfilltë i projektit që nuk kompremeton vlerat dhe resurset tjera të mjedisit por as mirëqenien e qytetarëve të regjonit ku zhvillohet projekti

Në këtë mënyrë, në muajin shkurt, kryeministri kishte premtuar se një marrëveshje koncesioni për një hidrocentral të vogël në Lesniva të malit Sharr do të ndërpritet për shkak se rrezikon furnizim me ujë të fshatit Zirovnica.

Mirëpo, në anën tjetër ai poashtu kishte deklaruar se hidrocentralet e vogla janë një ndër burimet energjetike më miqësore ndaj mjedisit.

“Hidrocentralet e vogla janë, nëse jo më miqësoret me mjedisin, atëherë një nga burimet e energjisë më miqësore me mjedisin.”

Zaev: Maqedonia e Veriut do të jetë e para në rajon me shumicën e energjisë nga BRE-të

Lexo më shumë