Search

Zaev: Maqedonia e Veriut do të jetë e para në rajon me shumicën e energjisë nga BRE-të

02 Dhjetor, 2020


“Një nga fokuset më të mëdha në ekonominë tonë është energjia, dhe ne me të vërtetë kemi bërë shumë për këtë sektor’, tha Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në hapjen e sotme të samitit ‘Maqedonia 2025.

‘Komuniteti Evropian i Energjisë për ne komentoi se ne jemi reformatorët më të mëdhenj në sektorin e energjisë, dhe kjo sepse kemi miratuar Ligjin që rregullon këtë fushë, kemi siguruar zbatimin praktik të ligjit në procedura shumë të shpejta’, shtoi ai, teksa sqaroi se qëllimi kryesor i Maqedonisë së Veriut është të mundësojë tranzicionin energjetik në një të ardhme të afërt.

Kryeministri sqaroi se vendi i tij ka reformuar procesin e ndërtimit të projekteve solare dhe të atyre me erë.

Maqedoni e Veriut: Zaev paralajmëroi projekte ambicioze në energjetikë dhe termocentral të ri me gaz

Lexo më shumë

‘Është vendosur për projekte të reja fotovoltaike me kapacitet prej 62.5 megavatësh, të cilat janë në ndërtim e sipër, përmes partneritetit publiko-privat. Shteti ofroi vende të gatshme me lidhje të sigurta dhe nënstacione në mënyrë që investitorët të mund të investonin’, shtoi Kryeministri Zaev, duke informuar në lidhje me procedurën e përfunduar me sukses për instalimin e 100 megavatëve në Oslomej, dhe qëllimin për të qenë vendi i parë në rajon që prodhon shumicën e sasisë së kërkuar të energjisë së rinovueshme.

Gjithashtu, ndër të tjera, u përmendën planet për ndërtimin e një termocentrali me gaz në rajonin e Manastirit, ku është planifikuar të mbyllen termocentralet e qymyrit në kohë, si dhe investimet në interkonektorë me Greqinë, Bullgarinë, Kosovën, Serbinë si investime tjera serioze në sektorin e energjisë.

Maqedoni: Deri në vitin 2024 mbi 50 për qind e energjisë nga burime të rinovueshme

Lexo më shumë