Search

Zaev: Shfrytëzimi i burimeve të energjisë së rinovueshme, prioritet strategjik i qeverisë

11 Shkurt, 2021


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi se shfrytëzimi i burimeve të energjisë së ripërtëritshme dhe zëvendësimi i qymyrit me gaz është një nga prioritet më të rëndësishme strategjike të qeverisë.

Kryeministri Zaev, kryetari i Bordit Drejtues dhe menaxheri i përgjithshëm i termocentraleve të Maqedonisë së Veriut (ESM), Vasko Kovaçevski dhe drejtori i Kombinatit të Energjisë Minerare (REK – Manastir), Zllatko Qurçievski sot mbajtën një konferencë për media në të cilën u adresua tranzicioni i energjisë dhe më pas u përgjigjën në pyetjet e gazetarëve.

Duke theksuar se zbatimi i skenarit të gjelbër është më i pranueshmi për zhvillimin e vendit, Zaev tha se me këtë pritet të ofrohen përfitime ekonomike dhe mjedisore.

“Përdorimi i burimeve të energjisë së rinovueshme dhe zëvendësimi i qymyrit me gaz është një nga prioritet tona më të rëndësishme strategjike. Në këtë drejtim, ne jemi duke zhvilluar një plan strategjik serioz të energjisë dhe një nga pikat e Aksionit 21 (plani për standardet evropiane në vend) përveç mjedisit është dhe energjia”, tha Zaev.

Duke theksuar se në tre vitet e fundit, janë bërë investime intensive në gazifikimin e vendit, Zaev tha se janë planifikuar dhe zbatuar termocentrale fotovoltaike në tokë private dhe shtetërore.

Ai tha se do të krijohet një fond i efikasitetit të energjisë për zbatimin e projekteve ndërsa qëllimi është që në 5 vitet e ardhshme të hyjmë në një cikël investimesh që do të sigurojë që vendi të jetë më i gjelbër, por edhe më racional dhe efikas në sektorin e energjisë.

Prodhimi i rrymës me emetim sa më të ulët të gazrave është qëllimi afatgjatë

Në konferencën për media, kryetari i Bordit Drejtues dhe menaxheri i përgjithshëm i termocentraleve të Maqedonisë së Veriut (ESM), Vasko Kovaçevski theksoi se angazhimi i Qeverisë dhe ESM në aspektin e energjisë mbetet skenari i gjelbër dhe se ata janë të vendosur për të vazhduar në këtë drejtim.

“Prodhimi i energjisë elektrike me emetim sa më të ulët të gazrave është qëllimi afatgjatë për të cilin po punojmë tani. Jemi duke investuar përmes të gjitha projekteve tona”, tha Kovaçevski.

Drejtori i Kombinatit të Energjisë Minerare (REK – Manastir), Qurçievski rikujtoi se në vitin 2022 REK Manastir do të shënojë jubileun e rëndësishëm prej 40 vjetësh nga fillimi i funksionimit.

Duke theksuar se filluan me prokurimin e makinerive të tyre për minierat e REK Manastir, ai tha se kompania nënshkroi 16 kontrata me 5 kompani për prokurimin e 36 makinerive dhe kamionëve.

Prodhimtaria me thëngjill duhet të vazhdojë, priten investime në zëvendësim të filtrave

Ai shtoi që prodhimtaria me thëngjill duhet të vazhdojë, mirëpo për të qenë më e pastër, deri në vitin 2023 do të bëhet rekonstruktim themelor i filtrave në blloqet 1 dhe 2, ndërsa deri në vitin 2026 edhe desulfurizim i plotë i Kombinatit, deri në zëvendësim të plotë me BRE.

Pjesë e mjeteve të nevojshme për atë qëllim do të fitohen edhe nga kursimi që do të bëhet me zëvendësimin e mekanizimit të vjetër me atë të ri për gërmim të thëngjillit, me çka do të reduktohen shpenzimet e deritanishme për gërmim, rreth 30%.

Palët përsëritën disa nga projektet e sektorit të energjisë që po zbatohen në Maqedoninë e Veriut.

Ata përsëritën që po vazhdon zbatimi i fazës së dytë të projektit të HEC “Çebren”, për çka nga 10 ofertat e pranuara për koncesion për ujë, 9 e kanë kaluar fazën e 1-rë. Ky është projekt me vlerë prej 600 deri 800 milionë euro dhe në përfundim do të ofrojë mbi 300 megavatë energji të re në sistem.

Pastaj, u konfirmua edhe vazhdimi i ndërtimit të centraleve fotovoltaike për 62,5 megavatë, si dhe vazhdimi i zbatimit të projektit në “Osllomej” për ndërtim të dy centraleve fotovoltaike plotësuese për 100 megavatë shtesë.

Maqedonia e Veriut ka njoftuar se në mars do të bëhet i njohur zbatuesi i projektit për ndërtimin e tre akeseve të rrjetit të gazsjellësit me gjatësi prej 372 kilometrash, ndërsa deri në fund të këtij viti pritet të përfundojë ndërtimi i gazsjellësit 274 kilometërsh.

Këto projekte të gazjellësit do të përfundojnë infrastrukturën e gazit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa planifikohet edhe ndërtimi i interkoneksionit të gazit me Greqinë, Kosovën dhe Serbinë.