Search

Maqedonia e Veriut e zgjat gjendjen e jashtzakonshme energjetike deri në prill 2023

15 Shtator, 2022


Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka thënë se do të shtyejë kohëzgjatjen e gjendjes së jashtzakonshme energjetike deri më 30 prill 2023, për shkak të mungesës së furnizimit me ngrohje për qytetin e Shkupit, si dhe mungesës së furnizimit me rrymë në gjithë vendin.

Për shkak të krizës energjetike, në gusht Qeveria e Maqedonisë së Vertiut kishte shpallur gjendjen e jashtzakonshme në sektorin e energjisë në kohëzgjatje prej 30 ditësh, raporton Kosovo.Energy. Qëllimi i këtij vendimi ishte që përmes mjeteve nga buxheti t’u ndihmohet kompanive energjetike për prodhimin e energjinë elektrike, si dhe blerjen e mazutit dhe thëngjillit.

Kur po shpallej gjendja e jashtzakonshme në muajin gusht, Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kishte propozuar që gjendja e krizës të vazhdohet deri në muajin mars të vitit 2023.

Para gushtit, ky vend kishte shpallur gjendje të jashtzakonshme 30-ditëshe në sektorin e energjisë edhe në muajin nëntor 2021, për shkak të vështirësive të furnizimit me rrymë si dhe mungesës së burimeve alternative për prodhimin e saj.

Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize në sektorin e energjetikës

Lexo më shumë