Maqedonia e Veriut do të filloj lëshimin e Garancive të Energjisë
March 11, 2025

Maqedonia e Veriut synon të fillojë lëshimin e garancive të origjinës në prill, sipas Zoran Gjorgjievski CEO i Operatorit Kombëtar të Tregut të Energjisë Elektrike – MEMO.
Garancitë e origjinës, shkurtimisht GO, janë dokumentacion i cili dëmshmon burimin prej nga është prodhuar 1MWh. Këto dokumente kryesisht blihen nga kompani që konsumojn energji elektrike si dëshmi që energji që ata përdorin rrjedh nga një burim i ripërtëritshëm i energjisë.
Ganancitë e origjinës janë mjaft të përhapura në Evropë, kurse në rajon Hunagria përmesë bursës HUPX është e para që filluar të ofroj këto shërbime.
MEMO ka miratuar rregullat për administrimin e garancive të origjinës për energjinë elektrike në përputhje me Ligjin për Energjinë, dekretin e garancive të origjinës dhe standardet e Shoqatës së Organeve Emetuese.
Është një hap i rëndësishëm, duke hedhur themelet e rritjes së transparencës dhe besimit në tregun e energjisë në vend, është shprehur operatori.
MEMO është përgjegjëse për krijimin dhe menaxhimin e regjistrit të garancive të origjinës, duke përfshirë lëshimin e tyre, regjistrimin e transfertave, njohjen, revokimin dhe anulimin e GO-ve.
Sanja Bozhinovska, ministers së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, vuri në dukje se SHQ-të janë dokumente elektronike që i japin konsumatorit dëshmi të qartë se një pjesë ose sasi e caktuar e energjisë elektrike që ai përdor prodhohet nga burime të ripërtëritshme.
“Garancitë e origjinës janë vendosur si një nga mekanizmat kryesorë në Bashkimin Evropian për gjurmimin dhe verifikimin e origjinës së energjisë elektrike. Ato jo vetëm që promovojnë përgjegjësinë mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm, por gjithashtu rrisin transparencën dhe besimin midis konsumatorëve dhe prodhuesve të energjisë”, theksoi Božinovska.
Sipas CEO të MEMO, Zoran Gjorgjievski, kompania është duke punuar në zbatimin e sistemit të garancive të origjinës në bashkëpunim me firmën e certifikatave energjetike Grexel.
“Ne presim që ato të finalizohen dhe të fillojnë zyrtarisht lëshimin e tyre tashmë nga prilli,” tha ai.
Sipas fjalëve të Gjorgjievskit, është vetëm hapi i parë drejt anëtarësimit të plotë të MEMO-s në AIB dhe nxjerrjes së GO-ve që do të njihen në BE. Është e rëndësishme për kompanitë vendase që eksportojnë në tregun evropian, duke u siguruar atyre akses më të lehtë tek konsumatorët që kërkojnë BRE të çertifikuara të energjisë, pohoi ai.