Search

Maqedoni e Veriut: 160% rritje të kapaciteteve të energjisë së ripërtëritshme në vitin 2023

12 Shkurt, 2024


Kapacitetet energjetike të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Maqedoninë e Veriut u rritën për 551.2 megavat dy vitet e fundit. Vetëm në vitin 2023 ato u rritën për 399 megavat, apo dy herë e gjysëm më shumë se një vit më herët.

Maqedonia e Veriut po mirëmban pozitën e liderit në Ballkanin Perëndimor për tranzicionin energjetik. Investimet u nxitën nga reformat ligjore si dhe projektet fotovoltaike të ndërmarrjes shtetërore ESM, raporton Balkan Green Energy News.

Komisioni i Rregullatorit në Maqedoni të Veriut ka thënë se vitin e kaluar ka lëshuar leje për rreth 399 megavat kapacitete të prodhimit të rrymës nga burimet e ripërtëritshme. Vlera ishte 162% më e lartë se kapacitetet e instaluara në vitin 2022.

‘Ne kemi shënuar një rritje të konsiderueshme prej 160% të instalimeve të reja për prodhimin e rrymës nga burime të ripërtëritshme. Kjo i bije që cdo ditë ne kemi shtuar rreth 1.5 megavat kapacitete të ripërtëritshme në sistemin e energjisë elektrike në vendin tonë. Me këtë tren, është fuqizuar jashtzakonisht shumë pavarësia energjetike ndërsa importet janë zvogëluar për tri herë”, ka thënë kryesuesi i rregullatorit në Maqedoni të Veriut, Marko Bislimoski, përcjell Kosovo.Energy.

Ata kanë vlerësuar se 551.2 megavat kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme të vendosura dy vitet e fundit, do të mundo të prodhojnë mjaftueshëm energji elektrike për të furnizuar 175,500 shtëpi.

Në anën tjetër, investimet janë sfiduar nga proceset komplekse administrative, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me kycjen në rrjet. Autorët e raportit të fundit kanë thënë se mungon përkrahja për prosumatorët, komunitetet e energjisë si dhe qytetarët me vështirësi financiare.

/Kosovo.Energy