Search

Mali i Zi nisë programin e ri të subvencioneve solare – Solari Sjever

12 Shkurt, 2024


Ministri i Energjisë dhe Minierave i Malit të Zi, Sasa Mujovic, ka ka lansuar projektin e ri të subvencioneve për instalimin e paneleve solare në kulme të amvisërive.

Programi Solari Sjever ka për qëllim të implementohet në veri të vendit, dhe është nisë pas ankesave të shumta të qytetarëve për ajrin e ndotur, raporton Balkan Green Energy News.

Ndryshe, vite më herët ndërmarrja shtetërore në Mal të Zi, EPCG, kishte lansuar programin Solari për vendosjen e paneleve solare, dhe që atëherë për shkak të interesimit të lartë dhe rezultateve të jashtzakonshme, kjo skemë është zgjeruar.

Tani, EPCG është në përfundim të projekteve Solari 3000+ dhe Solari 500+, si dhe të fillojë zbatimin e projektit Solari 5000+.

Për dallim nga Solari, Solari Sjever do të ofrojë kushte më të favorshme për konsumatorët, kanë thënë nga ministria.

Qëllimi është që të kyqen sa më shumë familje, ndërsa duke instaluar panelet solare, përdorimi i qymyrit do të zvogëlohet, si dhe ndotja e ajrit, kanë thënë nga ministria.

Përvec këtij veprimi, Mali i Zi ka paralajmëruar edhe fillimin e programit të eficiencës së energjisë në fillim të muajit mars.