Search

Lushtaku: Energjia nuk prodhohet me bërthama të kumbullave, me investimin e CountourGlobal do të bëheshim faktor në Ballkan për energji

17 Korrik, 2024


Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e quan të dhimsbhme dëmshpërblimin e paguar nga Qeveria e Kosovës ndaj Contour Global, pasi që sipas tij këto 20 milionë euro nuk janë duke u investuar në çerdhe ose në sigurime shëndetësore, por që po dëtohen qytetarët e Kosovës.

‘’Është e dhimbshme që Kosova po dënohet për shkak të politikave popullsite të kësaj Qeverie, sepse këto 20 milionë euro që po paguhen tash nga Qeveria e Kosovës, nuk po paguhen për ndërtimin e 160 çerdheve, as për 4 mijë njësite banesore, as për sigurime shëndetësore, por po paguhen nga qytetarët e Kosovës përmes besimit që ia ka dhënë VV, po dëmtohet buxheti i Kosovës, po dëmtohen qytetarët e Kosovës’’ thotë ai.

Lushtaku, thotë se po të bëhet investimi i ”Contour Global” në Kosovë, Kosova do të siguronte energjinë eletrike dhe do të bëhej faktore e energjisë në Ballkan.

‘’Po të ishte ai investim, sigurisht që Kosova lerë që do siguronte energjinë elektrike, por do të bëhej edhe faktor në Ballkan, ku do të shiste edhe vendeve të tjera energji elektrike dhe Kosova jo vetëm në këtë rast, por edhe rasteve tjera për shkak të politikave populiste që mbanë Qeveria Kurti po humbë shumë investime dhe po humbasë edhe në vetë investimet kapitale’’, thekson ai.

Deputeti i PDK-së thotë, se Kosova nuk mund të bëjë energji me bërthama të kumbullave sipas idesë së VV-së.

‘’Ne e dijmë se Kosova nuk mbahet me prodhim të energjisë përmes bërthamave të kumbullave, siç e kanë këta në idetë e tyre. Sigurisht që çdo investim ka edhe kredi të ndryshme, ka edhe pagesa të ndryshme dhe dje folëm se si Qeveria po merr kredi për investim solar në KEK prej 100 milionë euro. Me investimin e Contour Global, do të ishte një sigurisë e një objekti të qëndrueshme të energjisë elektrike’’ shton ai.

Lushtaku, potencon se kjo tregon paqëndrueshmëri dhe e paraqet si jo serioze Kosovën përballë investitorëve.

‘’Sigurisht se kjo tregon paqëndrueshmëria dhe tregon se Kosova nuk ka tregu seriozitet në ruajtjen e partneritetit. Dhe kjo nuk është e vetmja, ngjashëm ka ndodhur edhe me investimin 200 milionësh edhe me Milleniumin, një investim tjetër. Kjo Qeveri ka tregu se nuk e do asnjë investim të Qeverive të kaluara edhe nëse ato janë në dëme të qytetarit’’ përfundon Lushtaku.