Liberalizimi i tregut: Së shpejti konsumatorët komerciale do të furnizohen në treg të lirë
March 07, 2025

Furnizuesi universal i energjisë elektrike, KESCO, ka njoftuar se nga 1 qeshori të gjithë operatorët komercial të cilët kanë mbi 50 punëtor apo mbi 10 milion euro qarkullim vjetor nuk mund të furnizohen me çmime të rregulluara.
Ky ndyshim vjen si kërkesë e ZRRE për të mundësuar hapjen e plotë të tregut të energjisë.
Deri tani KESCO ka furnizuar të gjithë konsumatorët në rrjetin e shpërndarjes me çmime të rregulluara. Tani me hapin e dytë të liberalizimit të tregut konsumatorët jo-familjar të cilët kanë qarkullim mbi 10 milion euro apo më shumë se 50 punëtor do të dalin në treg të hapur.
Kjo do të thot se këta konsumatorë nuk do të blejnë energjinë elektrike me tarifat fikse të cilat caktohen nga ZRRE, po duhet të lidhin marrëveshje të tregtimit me një furnizues. KESCO natyrisht është furnizuesi më i madh në vend, mirëpo ka dhe kompani të tjera të cilat ofrojn këtë shërbim.
KOSST si operator i tregut të energjisë ka të publikuar një list të pjesmarrësve në tregun e energjisë në Kosovë, në të cilën përfshihen 26 furnizues të energjisë. Listën mund ta gjeni duke ndjekur Link-un.
Vlen të ceket se marrveshjet komericale për furnizim me energji mund të jenë të tipeve të ndyshme, kontrata bilaterale të cilat bazohen në sasi fikse të shkëmbuimit të energjisë, kontrata me çmime fikse, opsione, etj.
KESCO ka njoftuar se të gjithë konsumatorët komercial do të kontaktoj këta konsumator përmesë një Shkrese, sipas të cilët ata obligohen që të dëshmojnë se nuk i përmbushin dy kriteret për të operuara në treg të hapur. Këto dëshmi mund të merren nga Administrata Tatimore, ATK dhe të dërgohen në email adresën: [email protected] ose në pikat e KESCO.
Liberalizimi i tregut të energjisë është process në për të cilin shumica e shteteve moderne mbështeten sepse mundëson operim të drejt të tregut dhe duke formuar çmime të cilat bazohen në konkurrencën e tregut jo nga influence të jashmte si presioni politike.