Search

Lëvizja qytetare kërkon bojkotim të faturave të energjisë elektrike

April 14, 2025


Nga “asnjë cent më shumë” në “asnjë cent se paguajmë”, kërkohet rezistencë ndaj shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Analisti Astrit Gashi ka kërkuar rezistencë qytetare për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ai ka propozuar që protesta qytetare “asnjë cent më shumë” të kalojë në një nivel tjetër.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka shkruar se protesta duhet të shkojë në drejtimin që të mos paguhet fare energjia derisa të pezullohet vendimi i ZRRE për shtrenjtim.

“A jeni (jemi) gati me kalu nga “Asnjë cent me shumë” në “Asnje cent se paguajmë”?! Protesta duhet të shëndërrohet në rezistence. 16 përqindshi nuk kalon!”, ka shkruar Gashi.

/Nacionale