Lansohet Skemën e Grantit për Energji të Pastër për Ndërrmarrjet e Vogla dhe të Mesme
July 06, 2026
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari, ka bërë të ditur lansimin e skemave të granteve për energji të pastër për ndërmarrjet prodhuese, në vlerë prej 880 mijë eurosh, si dhe të skemës së granteve për inovacion në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), në vlerë prej 1 milion e 160 mijë eurosh.
Ministrja Kusari është shprehur se këto skema synojnë të mbështesin ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe bizneset start-up, në zhvillimin e produkteve, shërbimeve dhe proceseve inovative.
Ajo ka bërë të ditur se, së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë prezantuar edhe skemat e granteve për energji të pastër, të cilat do të financojnë investimet në sisteme solare, efiçiencë energjetike dhe pajisje që ulin konsumin e energjisë në ndërmarrje.
“Skemat e granteve për energji të pastër në vlerë prej 880 mijë eurosh do të financojnë investimet në sisteme solare, efiçiencë energjetike dhe pajisje që ulin konsumin e energjisë në ndërmarrje”, ka theksuar ajo.
Realizimi i këtyre skemave është bërë në bashkëpunim me Qeverinë e Luksemburgut, ndërsa ka falënderuar ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sektorit privat dhe ekosistemit të inovacionit.
Sipas Kusarit, Skemën e Grantit për Energji të Pastër, synon të ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të investojnë në sisteme fotovoltaike për vetëkonsum dhe masa për rritjen e efiçiencës së energjisë, me qëllim uljen e kostove energjetike, rritjen e konkurrueshmërisë dhe mbështetjen e tranzicionit të gjelbër të ekonomisë.
Aplikimi për këto grante do të bëhet përmes platformës e-Kosova, ndërsa detajet e thirrjeve publike do të publikohen në kanalet zyrtare të MINTI-t dhe KIESA-s.
Po ashtu, ajo ka rikujtuar se gjatë muajit qershor janë lansuar edhe katër skema të tjera mbështetëse për bizneset, përfshirë skemat për gratë ndërmarrëse, makineritë prodhuese dhe përpunuese, digjitalizimin e bizneseve dhe certifikimin e produkteve.
“Në këtë mënyrë, kemi zgjeruar mbështetjen për zhvillimin e sektorit privat dhe rritjen ekonomike të Republikës së Kosovës, duke avancuar skemën e mbështetjes për bizneset e Kosovës në 7.8 milionë euro”, ka përfunduar Kusari.
/Telegrafi