Search

Kuvendi voton pro masave emergjente në furnizimin e energjisë

August 04, 2022


Kuvendi i Kosovës me 61 vota të deputetëve, asnjë votë kundër dhe asnjë asbstenim, ka votuar Propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë.

Ky votim erdhi pas deklarimit të ministres Artane Rizvanolli në emër të qeverisë dhe të deputetëve në emër të partive. Pozita përkrahu këtë vendim, ndërsa opozita kritikoi propozim vendimin duke e vlerësuar atë se nuk e zgjidh problemin me furnizim me energji në Kosovë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanoli, tha se propozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës, synon të ruajë stabilitetin për furnizim të energjisë në Kosovë për shkak të krizës energjetike që mund të vijë në vend si pasojë e problemeve në tregun evropian të energjetik, raporton RTKlive.

Ajo ka folur për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, që do të vlejnë për deri 60 ditë, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

“Duke u bazuar në situatën energjetike, tregun evropian dhe çmimet që do të ndikojnë edh enë Kosovë. Disa shtete kanë paralajmëruar se do të ndalojnë eksportet energjisë. Me qëllim që të nxisim kursim të energjisë dhe aktiviteteve që shpenzojnë energji, siç janë kriptovalutat. Ne propozojmë shpalljen masave emergjente për 60 ditë. Kuvendi i Kosovës mund ta vazhdojnë më shumicë të votave deri në 180 ditë shtesë dhe parashohim, nëse trendi të jetë i njëjtë. Masat duhet të fillojnë sa më shpejt”, tha ajo.

Qeveria miraton masat e emergjencës në furnizim me energji

Lexo më shumë