Kusari-Lila komenton gjobat me vlerë 200,000€ ndaj KEDS
May 25, 2026

Ratifikimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s, dakordimi i 30 milionë eurove investime për parqet industriale dhe mbështetja direkte për 54 biznese janë disa nga arritjet kryesore që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit i prezantoi në raportin e 100 ditëve të punës.
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, gjatë një konference për media, ku prezantoi raportin përmbledhës të 100 ditëve të punës së saj në krye të kësaj ministrie
Çështjen e njëhsorëve dhe kompensimin e qytetarëve nga KESCO është cekur po ashtu, ky ministrja tha se ministria ka shqiptuar gjoba që arrijnë vlerën rreth 200 mijë euro për keqpërdorime dhe njësorë të skaduar, ndërsa kompensimi i qytetarëve mbetet përgjegjësi e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
“Sa i përket çështjes së njësorëve, Ministria ka qenë shumë aktive me inspektoratin dhe Agjencinë e Metrologjisë. Tashmë nëse nuk gaboj është afruar deri në 200 mijë vlera e dënimeve që janë bërë përkatësisht në raport me njësorët të cilët kanë qenë të skaduar ose ka pasur keqshfrytëzim.
Prej anës tonë tek mbrojtja e konsumatorit dhe tek vendosja e gjobave për mosrespektim të rregullës për shërbim të mirëfilltë nga ana e KEDS-it të KESCO-s, janë kryer obligimet. Pjesa tjetër tash është te agjencia e cila merret me rregullimin e dinamikës në tregun e energjisë”, tha ajo.
/Telegrafi