Search

Kurti për parkun e erës në Selac: Investimi më i madh që nga pavarësia e Kosovës

23 Mars, 2022


Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti ka shënuar dje vitin e parë të mandatit.

Për të shënuar këtë përvjetor, kryeministri i Kosovës ishte i ftuar në emisionin PRIME në kuadër të kanalit të Radio Televizionit të Kosovës – RTK.

Duke diskutuar për çështjet ekonomike dhe rritjen që ka përjetuar Kosova në vitin e fundit, kryeministrit Kurti iu drejtua një pyetje më e drejtpërdrejtë ekonomike: Cili është investimi më i madh i kapitalit të huaj këtë vit?

Për këtë, kryeministri i Kosovës vuri në dukje se investimi më i madh i huaj që nga pavarësia e vendit është parku me erë Selac 105 MW i zhvilluar nga SOWI Kosova.

“Janë shtuar edhe investimet kapitale në Kosovë. Investimet e huaja janë rritur në Kosovë, por nuk e kam një table ta shohë se cili është investimi më i madh i huaj”, tha kryeministri Kurti.

“Përshtypja ime është se investimi më i madh në Kosovën e pavarësisë, është pikërisht ky parku SOWI në Selac që është 105MW, do të thotë mullinjt e erës, ky është investimi i huaj më i madhi në Kosovën e pavarur”, tha ai.

Albin Kurti: Nuk do të kishte një projekt më të mirë për të hapur rrugën si investimi i parë strategjik se ky

Lexo më shumë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë dhe Kryeministri Kurti inaugurojnë projektin më të madh të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë

Lexo më shumë