Kurti nënshkruan marrëveshje prej 400 milionë eurosh me BERZh-in
27 Shkurt, 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se ka nënshkruar marrëveshje me Bankën Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për investime 400 milionë euro në sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit.
Kurti ka theksuar se kjo shifër është më e madhe se totali i 340 milionë eurove në kredi dhe grante sovrane të marra gjatë tërë 11 viteve që Kosova është anëtare e kësaj organizate.
“Partneriteti me BERZh-in është më i fortë se kurrë. Sapo kam nënshkruar një memorandum të marrëveshjes me presidenten Odile Renaud për 400 milionë euro investime në sektorët kryesorë për periudhën 2024–27, më shumë se 340 milionë euro në kredi dhe grante sovrane gjatë tërë 11 viteve që Kosova është bërë shtet anëtar”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.