Kurti në Samitin e BERZH në Londër: Na duhen investime në rrugë, hekurudha dhe në energjetikë
27 Shkurt, 2024
Kryeministri Kurti, sot në samitin e investimeve në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër, tregoi për prioritet sa i përket transportit dhe energjisë.
Ai përmendi hekurudhën Prishtinë- Durrës, tunelin Prizren- Tetovë dhe ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin Kosovën Perëndimore me Malin e Zi.
Kurti në Samitin e BERZH në Londër: Na duhen investime në rrugë, hekurudha dhe në energjetikë
Kryeministri Kurti, sot në samitin e investimeve në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër, tregoi për prioritet sa i përket transportit dhe energjisë.
Ai përmendi hekurudhën Prishtinë- Durrës, tunelin Prizren- Tetovë dhe ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin Kosovën Perëndimore me Malin e Zi.
“Na duhen investime si për transport, ashtu edhe për energji. Sa i përket infrastrukturës rrugë, hekurudha e kështu me radhë por edhe sa i përket energjisë 1.2 gigaëat të energjisë së ripërtëritshme që janë kyçe për lidhshmërinë e rajonit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tij si dhe arsimimi dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor. Diku rreth 7 miliardë të holla të BE’së janë të synuara, kemi ankandin për megaëat solarë në perëndim të Kosovës, një tokë publike, gjashtë korporata po garojnë, tash ka përfundu afati i garimit. Prej 350 hektarëve, 100 hektarë duhet të përzgjidhen për këtë qëllim. Kemi ofruar 15 vite të kontratave me 75 euro për megaëat në orë. Do të hapim edhe një ankand tjetër nga mesi i këtij viti, jo solar por energji të erës në vend jospecifik, pra për 75 megavatë për secilin. Sa i përket transportit, pikë së pari me Shqipërinë, jemi të dedikuar për ndërtimin e një lidhje hekurudhore mes Prishtinës dhe Durrësit, shoqëruar me portet e Prishtinës dhe Durrësit, të ashtuquajtura porte të thata që promovojnë rritjen ekonomike, tregtinë dhe çojnë nga një rajon më i lidhur dhe prosperues. Studimet e fizibilitetit tregojnë se linja më e mirë është ajo që lidh Gjakovën me Shkodrën. Së dyti me Maqedoninë e Veriut duam të lidhin më mirë Prizrenin me Tetovën, do të na duhet një tunel 6 kilometërsh që është gjysma në anën e Maqedonisë së Veriut dhe gjysma në anën e Kosovës dhe kjo do të mundojë lëvizjen e lehtë ndërkufitare dhe fuqizimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe tregtisë. E treta, në partneritet me Malin e Zi, fokusi është te ndërtimi i rrugëve të reja që lidhin Kosovën Perëndimore me Malin e Zi, Pejën dhe Deçanin me Plavën… Aeroporti i Prishtinës do të ketë 4 milionë udhëtarë këtë vit”, tha Kurti.
Ai tregoi se cilat janë tri nevojat e brendshme.
“Ka tri nevoja kryesore të brendshme: Përmirësimi i nxemjes qendore, shpërndarja nëpër komuna, për çka na duhen 466 milionë euro, poashtu rruga Qafë- Dulë- Shtime- Lipjan që duhen investime prej 425 milionë euro dhe ndërtimi i iberlepencit dy lumenjve të Kosovës, kanali i Lepencit dhe rezervuari i ujit në Feraje të Shtimës, nevojat e investimeve janë përafërsisht 380 milionë euro.”