Search

Kroacia nisë ankandet pë 607 megavat kapacitete energjetike solare, të erës dhe hidrocentrale

28 Prill, 2024


Operatori i tregut të energjisë elektrike në Kroaci, HROTE ka nisë thirrjen per ndarjen e premiumeve për impiante energjetike të erës, solare dhe hidrocentrale.

Premiumet do të ndahen për projekte të erës me kapacitet të pergjithshëm prej 150 megavatësh, parqeve solare me kapacitet të kombinuar prej 450 megavtësh dhe hidrocentraleve me kapacitet prej 7.25 megavatësh, raporton Balkan Green Energy News.

Procesi i ndarjes së subvencioneve ndahet në dy faza. HROTE ka shpallur rregullat dhe thirrjen publike për kualifikim për pjesëmarrje në tenderin publik për premium, në kohëzgjatje prej 60 ditësh. Pas përfundimit të kësaj faze, trupi rregullues pritet të nisë thirrjen për oferta

Tenderi është i ndarë në dy segmente. Njëri segment ka të bëjë me premium tregu për impiantet me kapacitet të instaluar prej më shumë se 1 megavatësh secila.

Çmimi më i lartë i përcaktuar për premium për një megavat-orë është 67.05 euro për fotovoltaikët, 72.27 për erë dhe 158.3 për hidrocentrale, përcjell Kosovo.Energy.

Segmenti tjetër i tenderit ka të bëjë me impiante të erës me kapacitet të instaluar prej 200 kiloavt deri në 18 megavat secila, dhe impiante solar me kapacitet nga 200 kilovat në 6 megavat.

Të gjitha projektet ndërmjet 200 kilovat dhe 1 megavat gjithashtu mund të përfitojnë nga subvencionet. Përmes thirrjes synohet të përkrahen edhe projektet solare dhe të erës të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe të komuniteteve të energjisë.

Çmimi më i lartë i përcaktuar për këtë segment është 82.04 euro për një megavat-orë për projekte solare, dhe 75.27 për ato të erës.

Subvencionet duhen përfunduar deri në fund të vitit

Ky është rundi i dytë i subvencioneve që prej se Kroacia kishte shpërfaqur planin e subvencioneve për energji të ripërtërtishme në mesin e vitit 2020. Ankandi i parë për njësi të vogla energjetike të prodhimit ishte mbajtur në vitin 2021, ndërsa për njësi të mëdha në korrik të vitit 2022. Numri i aplikuesëve kishte lënë për të dëshiruar.

Kjo thirrje publike është në pajtim me programin qeveritar për nxitjen e zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe të prodhimit efficient energjetike me premium dhe tarifa nxitëse.

Subvencionet priten të arrijnë në vlerën prej 286.6 milionë eurosh, sipas programit. Shuma përfshinë edhe një ankand tjetër që pritet të mbahet së shpejti, me çmime të garantuara të blerjes për projekte me kapacitet prej 500 deri në 200 kilovat secila. Bëhet fjalë për 50 megavat kapacitete solare dhe 1 megavat kapacitete të hidrocentraleve.

Projekti për përmbylljen e programit të këtij rundi të subvencioneve është 31 dhjetori.