Search

Kroacia: HEP është duke planifikuar që të rrisë për 40% cmimin e energjisë elektrike për konsumatorët komercial

10 Shtator, 2021


Sipas mediave kroate, ndërmarrja në pronësi shtetërore, Hrvatska elektroprivreda (HEP Group), është duke planifikuar që të ngrisë çmimin e energjisë elektrike që furnizon konsumatorët komercial deri në 40 %.

Sipas një deklarate për shtyp nga kompania, për konsumatorët komercial, përdoruesit e shërbimit publik brenda furnizimit të garantuar nga HEP Elektra, vendimi për cmimin e energjisë elektrike për furnizimin e garantuar të energjisë elektrike për çdo periudhë tremujore të ardhshme bëhet nga Agjencia Rregullatore e Energjisë HERA në bazë të metodologjisë së përcaktuar.

Sa i përket furnizimit të tregut të konsumatorëve komercial, furnizuesi HEP Opskrba është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë konsumatorët e mëdhenj, dhe përshtat ofertat dhe kontratat e saj në bazë të kërkesave dhe specifikave të secilit konsumatorë në mënyrë individuale, veçanërisht në kushtet e llojit të produktit dhe kushtet e kontratës.

Në këtë mënyrë, konsumatori ishte në gjendje të kontraktonte furnizimin me energji elektrike për 2021 në 2018 ose 2019.

Sidoqoftë, është një tendencë gjithnjë e më e zakonshme që konsumatorët përzgjedhin momentet më të favorshme për kontraktimin në treg dhe në ato momente paraprakisht kontraktohet furnizimi i energjisë elektrike për 1-3 vjet.

Çmimet e larta aktuale të kontratave në treg do të reflektohen në çmimin e energjisë elektrike që do të konsumohet në 2022-2023 madje edhe në 2024.

Një nga indikatorët kryesor të gjendjes së kontratave dhe çmimit në tregun e energjisë elektke është çmimi i energjisë elektrike në tregun me shumicë.

Në platformën e tregtimit të energjisë Hungareze, HUDEX, çmimi i furnizimit për 2021/2022 është rritur nga rreth 50 euro për MWh në 2020 në mbi 90 euro për MWh në fillim të shtatorit (një rritje prej 80%).

Aktualisht, HEP nuk është duke konsideruat ndonjë përmirësim në çmimet e energjisë elektrike për amviseritë.

Liberalizimi i tregut në Kroaci: Amviseritë do të mund të blejnë energji elektrike nga të gjitha vendet e BE

Lexo më shumë

Kroacia do të lansojë ankandet për projekte të mëdha të erës dhe solare në vjeshtë

Lexo më shumë