Search

Kroacia do të lansojë ankandet për projekte të mëdha të erës dhe solare në vjeshtë

05 Maj, 2021


Ministria e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kroaci ka thënë se ka planifikuar mbajtjen e ankandeve të hapura për projekte të mëdha të energjisë së ripërtëritshme, duke përfshirë parqet e erës dhe projekte tjera solare, në pjesën e dytë të vitit, apo në vjeshtë.

Përvec ankandeve për projekte të mëdha, Ivo Milatic nga Ministria ka konfirmuar se Kroacia do të lansojë tjetër procedurë të hapur të ankandeve për projekte të vogla të energjisë së ripërtëritshme.

Milatic ka konfirmuar se ligji i ri për tregun e energjisë elektrike në Kroaci që për momentin është në procedurë të diskutimit publik, do të përshpejtojë zbatimin e projekteve në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, ndërsa koha e re e lejuar për përfundimin e këtyre projekteve pritet të jetë pesë vite.

‘Ne planifikojmë zhvilllimin e një gare të madhe për premium në pjesën e dytë të vitit, por jo gjatë verës. Sipas të gjitha gjasave, ankandet do të mbahet në stinën e vjeshtës’, ka thënë Milatic gjatë diskutimin për burime të energjisë së ripërtëritshme në Kroaci, ka raportuar Balkan Green Energy News.

Ministri kroat Tomislav Coric ka thënë më herët se 400 megavat kapacitete do të shpërndahen në ankandin e hapur për projekte të mëdha të energjisë së ripërtëritshme.

Në fund të vitit të kaluar, Kroacia ka prezantuar ankandet për ndarje të premiumeve dhe tarifave nxitëse për projekte të energjisë së ripërëritshme me kapacitet më të vogël se 2 megavat. Në ankandin e parë të organizuar, Kroacia ka arritur të aprovojë projekte të energjisë së ripërtëritshme me kapacitet të instaluar prej 25.5 megavatësh.

Milatic ka thënë se padyshim, energjia elektrike do të jetë ndër nxitësit kryesor të zhvillimit në të ardhmën, kjo edhe për shkak të elektrifikimit të transportit.