Search

Liberalizimi i tregut në Kroaci: Amviseritë do të mund të blejnë energji elektrike nga të gjitha vendet e BE

12 Prill, 2021


Ndryshimet e planifikuara në Ligjin e Tregut të Energjisë Elektrike do ti mundësojnë qytetarëve të Kroacisë të blejnë energji elektrike nga vendet antare të Bashkimit Evropian. Kjo lëvizje pritet të rrisë konkurrencën ndërsa ndërmarrja shtetërore “Hrvatska Elektroprivreda (HEP)” do të kontrollojë 90 përqind të tregut.

Pritet që ligji i ri i tregut të energjisë elektrike të krijojë kushtet për liberalizimin e mëtutjeshëm të tregut, përderisa procesi ka qenë i penguar nga dominimi i ndërmarrjes shtetërore të energjisë elektrike Hrvatska Elektroprivreda (HEP).

Në këtë mënyrë, një pjesë e mirë e ndryshimeve janë përgatitur nga Ministria e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm për konsumatorët që të zgjedhin dhe të ndryshojnë furnizuesit e tyre pa ndonjë vështirësi.

Konsumatorët do të mund të ndryshojnë furnizuesit e tyre brenda 24 orëve për 5 vitet e ardhshme

Të drejtën për të blerë energji elektrike nga cilido operator furnitor në Bashkimin Evropian është pjesë e pavarësisë së garantuar për qytetarët nga Traktati për Funksionimin e Bashkimit Evropian.

Kjo poashtu nënkupton që të gjithë furnitorët mund të ofrojnë energji për të gjithë konsumatorët fundor, duke lejuar kështu edhe HEP që të shes energji elektrike më lehtë drejt Bashkimit Evropian, ka raportuar e përditshmja Kroate Večernji.

Projektligji përcakton që konsumatori mund të ndërroj furnitorin e tyre brenda 24 orëve për 5 vitet e ardhshme, dhe që furnitorët janë të obliguar që të sigurojnë një platformë, pa pagesë, për krahasimin e ofertave të furnizuesve në mënyrë që të zgjedhin ofertën më të favorshme për ta.

Faturat duhet të përfshijnë të dhëna që e bëjnë më të lehtë për konsumatorët që të krahasojnë ofertat nga furnitorë të ndryshëm

Përveç të dhënave rreth konsumit dhe kostos, faturat elektrike duhet të përfshijnë edhe informacione që ndihmojnë konsumatorët të krahasojnë kontratat ekzistuese me ofertat e furnitorëve të tjerë.

Tutje, konsiderohet që ligji i ri do të vë theks tëk njehsorët e mençur si baza e mundësimit të këti shërbimi. Gjersa, krijuesit e këti ligji kanë thënë në këto amandamentime që do të largojn vështirësitë e panevojshme për hyrjen në treg.