Search

Kroacia do të shtojë 1200 megavat kapacitete solare dhe të erës në 2024

19 Mars, 2024


Kroacia ka vendosur të shtojë 1200 megavat kapacitete solare dhe të erës në vitin 2024, ka thënë ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Ivo Milatic në një konferencë mbi marrëveshjet për blerje të energjisë.

Kroacia tashmë ka kyçur rreth 750 – 800 megavat kapacitete solare dhe të erës në rrjet nga fillimi i këtij viti, ndërsa kapacitetet e reja deri në fund të këtij viti pritet të arrijnë në 1200 megavat, ka thënë Milatic në konferencë.

Sipas tij, Kroacia do të shtojë nga 700 deri në 800 megavat çdo vit në vitet në vijim, dhe ky shtet përitet të plotësojë kushtin për të vendosur 3.5 gigavat kapacitete të energjisë së ripërtëritshme deri më 2030, ka shtuar ai, raporton Balkan Green Energy News.

Energjia solare po udhëheqë kundrejt sektorëve tjerë. Milatic ka nënvizuar se në vitin 2018, kur Kroacia kishte miratuar udhëzuesin e parë për prodhimin e energjisë elektrike për vet-konsum, Kroacia kishte vetëm 55 megavat kapacitete solare energjetike të instaluara ndërsa tani kjo vlerë ka arritur në 700 megavat, 600 nga të cilat janë të vendosura në çatitë e ndërmarrjeve dhe shtëpive.

Dominimi i projekteve solare dëshmohet edhe nga miratimet energjetike, të lëshuara nga ministria.

Nga 5 gigavat leje sa ka lëshuar nga viti 2021, më shumë se 70% i takojnë fotovoltaikëve, ka thënë Milatic. 8 nga 10 kërkesa për aprovime vijnë nga sektori solar.

Milatic gjithashtu ka shtuar se në Kroaci nuk ka më vend për ferma të mëdha të prodhimit të rrymës nga era, pasi më shumë se gjysma e territorit të Kroacisë është zonë e mbrojtur, përcjell Kosovo.Energy.

Në disa muaj ministria do të përfundojë hartën me vendet potenciale për investime në energjinë e erës, ndërsa të gjithë investitorët do të informohen rreth kërkesave administrative për secilin investim potencial, ka sqaruar Milatic.