Search

Kroacia do të largojë TVSH-në për panele solare

August 25, 2022


Qeveria e Kroacisë është duke bërë gati një paketë të re me masa për të adresuar inflacionin e lartë dhe rritjen e cmimeve, ku njëra prej lëvizjeve përfshinë edhe largimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për panele solare, shkruan balkangreenenergynews.

Duek deklaruar masat e reja për të ulur ndikimin e krizës energjetike, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka rithirrur paketën pranverore të qeverisë për që kishte ndihmuar në rritjen e ndjeshme të cmimeve të energjisë për qytetarët.

Plenković tha se TVSH-ja prej 25% në energjinë solare do të jetë zero për të lehtësuar tranzicionin afatgjatë energjetik dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.

Po përgatiten masa për të zbutur ndikimin e çmimeve të larta të gazit natyror tek konsumatorët

Qeveria është e vetëdijshme për vështirësitë me të cilat përballen firmat në pronësi të autoriteteve vendore dhe sipërmarrësit për shkak të rritjes së çmimit të energjisë. Kontratat e tyre me furnizuesit e gazit janë të ndryshme, por qeveria ka ide se si ta zgjidhë problemin në afat të gjatë dhe të qëndrueshëm dhe do t’i prezantojë brenda disa javësh, shtoi kryeministri.

Plenkoviq tha se depoja e gazit Okoli po mbushet sipas afatit të planifikuar dhe aktualisht është plot 68%. Deri në fillim të shtatorit përqindja do të jetë mbi 90%, sipas tij.