Search

Krerët e Ballkanit Perëndimor të kënaqur me planin e investimeve të BE, fondet pritet të lehtësojnë tranzicionin energjetik në rajon

11 Qershor, 2021


Liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën në kryeqytetin e Shqipërisë këtë të enjte teksa shprehën kënaqësinë e tyre kundrejt planit të gjerë të investimeve të deklaruar nga Bashkimi Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor, teksa pritet që sektori i energjisë do fitojë një mbështetje të konsiderueshme në rrugën drejt dekarbonizimit.

Bisedimet e mbajtura të enjten në Tiran mblodhën drejtuesit e Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Bosnjës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edri Rama, përshkruajti planin investiv si një nga “lëvizjet më historike të Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor”.

Teksa ka shtuar se kjo do të çoj në “një përmirësimë thelbësor të infrastrukturës së rrugëve, hekurudhave dhe porteve, interkoneksionit, sektorit të energjisë dhe digjitaliizimit”.

Ndërkaq, Komisioneri i Zgjerimit të BE, Oliver Varhelyi, tha që projekti do të mobilizojë 9 miliardë euro dhe potencialisht do të ngrisë investimet deri në 20 miliardë euro për regjionin në periudhën 2021 – 2027.

Siç është bërë e ditur kjo iniciativë synon që të lehtësoj rimëkëmbjen afatgjate pas pandemisë COVID-19 dhe të ushqej bashkëpunimin më të mirë ekonomitë rajonal në mes vendeve por edhe Bashkimin Evropian.

Zaev: Ne jemi të përkushtuar që të stimulojmë zhvillimin e kapaciteteve duke shfrytëzuar burimet e ripërtërishme dhe të zhvendosemi larg thëngjillit

I pranishëm në takim ishte sigurisht edhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, që përfaqëson një ndër vendet që po fiton hapa të mëdhenj në rrugën drejt dekarbonizim të ekonomisë dhe sektorit energjetik.

Në këtë kuptim, Zaev theksoi se implementimi i planit sigurisht se do të stimuloj aktivitetet ekonomike.

Duketheksuar se do të ngrisë investimet në sektorin publik por edhe privat, duke përmirësuar konkurrueshmërinë dhe shtyjë inovacionit, veçanërisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërtë tjera.

Mirëpo, Zaev poashtu potencoi se vendet do të kenë një përkushtim të theksuar që të shfrytëzojnë mjetet e dispuneshme nga plani i gjerë investiv për të lehtësuar tranzicionin energjetik në rajon.

“Ne jemi të përkushtuar që të stimulojmë zhvillimin e kapaciteteve duke shfrytëzuar burimet e ripërtërishme të energjisë dhe të zhvendosemi nga thëngjilli tek burimet e ripërtërishme, të rrisim efiçensën e energjisë, për të ulur emetimet e gazrave serrë dhe për të përmirësuar infrastrukturën për menaxhimin e ujërave të ndotura”, ka thënë Zaev.

Tutje, Zaev poashtu tha se që ky është një model i suksesshëm për të motivuar rajonin për të lansuar iniciativa të reja rajonale që synojnë përafrimin e Ballkanit Perëndimor me tregun e vetëm të Bashkimit Evropian.

Ndër të tjera, pjesëmarrësit e samitit të Tiranës diskutuan edhe hapat konkret për të mundësuar udhëtimin rajonal me identifikim personal, lehtësimin e tregtisë për produktet ushqimore dhe mallrat industriale përmes marrëveshjeve të njohjes reciproke, rritjen e mundësive për punë për profesionistët dhe lëvizshmërinë e studentëve në të gjithë rajonin, kosto më të ulëta për pagesa rajonale, zhvillimin e një tregu dixhital rajonal dhe kontrollet e përbashkëta të kufirit, së bashku me zgjerimin e korsisë së gjelbër iniciativë për të shkurtuar kohën e pritjes në kufij.