KOSTT Shënon 20-vjetorin e themelimit, Kurti pjesë e eventit
July 09, 2026
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorin e themelimit të Operatorit të Sistemit, Transmetimit dhe Tregut – KOSTT.
Sipas një njoftimi për media thuhet se në fjalën e tij, Kurti cilësoi themelimin e KOSTT-it në vitin 2006 si një moment vendimtar në reformimin dhe modernizimin e sektorit energjetik në Kosovë.
“Ky ishte fillimi i ndërtimit të një institucioni të pavarur, profesional dhe të besueshëm, me përgjegjësi thelbësore për sigurinë e sistemit elektroenergjetik, funksionimin e tregut të energjisë elektrike dhe integrimin e sistemit të Kosovës në ato rajonale dhe evropiane. Sot, 20 vjet më vonë, mund të themi se KOSTT-i është një prej tregimeve të suksesshme të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës”, tha Kurti.
Ai më tej shtoi se në vitin 2020, hyrja në fuqi e Marrëveshjes së re të Kyçjes me ENTSO-E dhe fillimi i operimit të KOSTT-it si zonë e pavarur rregulluese, e menjëherë më pas dy muaj më vonë edhe në kuadër të Bllokut Rregullues Kosovë–Shqipëri, përfaqësuan një arritje historike për vendin tonë.
Kurti po ashtu tha se në vazhdën e këtyre zhvillimeve, marrja nën kontroll operacional nga KOSTT-i i Nënstacionit Vallaç përfaqëson një moment të rëndësishëm në konsolidimin e funksionimit unik të sistemit elektroenergjetik të Kosovës.
/Telegrafi