Search

KOSTT prit në takim përfaqësues të BE: Thellohet bashkëpunim në sektorin energjetik

April 29, 2026


Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Trim Tërnava, ka pritur në takim Shefin e Seksionit të Bashkëpunimit nga Bashkimi Evropian në Kosovë, Hubert Perr, për të diskutuar prioritetet dhe zhvillimet strategjike në sektorin energjetik në vend.

Sipas njoftimit të KOSTT, gjatë këtij takimi u trajtuan projektet që bashkëfinancohen nga Bashkimi Evropian, me fokus në progresin dhe ndikimin e tyre, transmeton Kosovo Energy.

Gjithashtu u diskutua Plani i Rritjes, një mekanizëm i Bashkimit Evropian që synon përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe integrimin gradual në tregun evropian, si dhe reformat që burojnë prej tij dhe zbatohen nga Qeveria e Kosovës.

Ky plan kontribuon drejtpërdrejt në Agjendën e Reformave dhe mbështet projekte kyçe infrastrukturore, përfshirë avancimin e rrjetit të transmetimit në funksion të tranzicionit të gjelbër dhe atij digjital, në përputhje me prioritetet e përcaktuara.

Kryeshefi Tërnava vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian, duke theksuar se bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë mbetet kyç për realizimin e projekteve strategjike dhe avancimin e sektorit energjetik në vend.